Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Duket diferenca midis atyre që duan statuskon, apo njërit në qeveri, tjetri sapo la presidencën ka qëllim që të bëjë si demokrat i mbaruar të marrë votat e demokratëve dhe t’i trafikojë tek Edi Rama, këto kanë frikë nga ora e llogarisë dhe PD-ja qëndron përballë tyre që kërkojnë një ndryshim rrënjësor”, tha Basha.
Ndërkohë, nuk la pa kursyer as Edi Ramën, por edhe Sali Berishën, që sipas tij janë një grusht njerëzit që interesat personale i kanë vendosur mbi interesat e shqiptarëve.
“PD-ja dhe unë si kryetari i saj qëndrojmë si agjendë reformuese për të lënë pas një agjendë politikë që kanë vënë interesat personale, mbi interesat e shqiptarëve. Një grusht njerëzish që e trajtojnë Shqipërinë si një pronë private”, tha ai.