Kreu i opozitës, Lulzim Basha u takua me qytetarë e tregtarë të Fierit, të cilët e iu ankuan për gjendjen e vështirë që po kalojnë si pasojë e rritjes së taksave, gjobave abuzive, papunësisë dhe varfërisë.
Shqetësimeve të fierakëve, Basha tha se do i japë përgjigje ndryshimi që do të sjellë oferta e demokratëve.
Parimi kryesor për rimëkëmbjen e ekonomisë, sipas Bashës, është largimi i asaj që ai e cilësoi klikë e korruptuar, e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët.
Në Fier, kreu i opozitës pati edhe një bashkëbisedim me banorë të lagjeve 8 Shkurti dhe Kongresi i Përmetit, të cilët i njohu me planin e investimeve të Partisë Demokratike, që sipas Bashës, vetëm në vitin e parë do të qarkullojnë në ekonomi 1 miliardë euro më shumë. /Tv Klan