Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim ministrin e jashtem grek Nikolaos Kotzias, ku vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj.
Por Basha thuhet në një njoftim për shtyp, nenvizoi dhe faktin se në marrëdheniet midis dy vendeve ka cështje të mprehta që duhen trajtuar pa paragjykime dhe me kurajo për të gjetur rruget e zgjidhjes përmes një dialogu dhe veprimi të sinqertë mes dy palëve.
Basha shprehu shqetësim se prej tre vitesh ka shumë retorike dhe propagandë por nuk ka asnjë veprim konkret nga ana e dy qeverive në zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull.
“Ceshtja e statusit absurd të ligjit të luftes, trajtimi i të drejtës së popullatës Çame si e drejtë themelore e njeriut, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi dhe cështje te tjera të mbetura pezull midis dy vendeve meritojnë të trajtohen e zgjidhen sa më parë duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian.
Anulimi i ligjit të luftës, është një çështje e rëndësishme theksoi zoti Basha jo vetëm për shkak të përceptimit, por veçanërisht të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre Çamë”.