Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha letër Buquicchios: Zbatimi i rekomandimeve të Venecias, PD ia doli

2016/07/25 at 4:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma/ Basha: Gati për ballafaqim publik, kanë mbetur çështje të vogla

Pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi sipas rekomandimeve të Venecias, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një letër Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio .


Në letrën e tij, Basha thekson se opozita investoi të gjitha përpjekjet e saj që ndryshimet Kushtetuese të bëheshin në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Basha vlerëson gjithashtu në letër, rolin e Komisionit në ekspertizat profesionale dhe rekomandimet e qarta.

“Ekspertiza profesionale dhe rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias siguruan ndryshime tërësore dhe permiresime të thella të Amendamenteve Kushtetuese, duke i hapur rrugë ndërtimit të një drejtësie të pavarur, llogaridhënëse dhe politikisht të pakapur, që lufton korrupsionin në nivelet më të larta dhe krimin e organizuar. Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare ka investuar të gjitha përpjekjet e saj që këto parime të respektoheshin përgjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi’-shkruan Basha.

Letra e Lulzim Bashës dërguar Presidentit të Komisionit të Venecias:

SH.T.Z. Gianni Buquicchio
President

Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit

Komisioni i Venecias

Tiranë, 25 Korrik 2016

I nderuar President Buquicchio,

Më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time më të thellë për Komisionin e Venecias dhe për Ju zoti President, për mbështetjen e jazhtëzakonshme që keni dhënë në drejtimin e përpjekjeve për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Me kënaqësi të veçantë Ju informoj se ndryshimet Kushtetuese të Reformës në Drejtësi u votuan unanimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 21 Korrik 2016.

Në përmbyllje të kësaj faze të procesit, dhe në emër të Partise Demokratike dhe Opozitës shqiptare, më lejoni të shpreh mirenjohjen më të përzemërt për Komisionin e Venecias, për rolin Tuaj të pazëvendësueshëm në realizimin me sukses të kësaj faze të Reformës, duke garantuar nëpërmjet rekomandimeve Tuaja në të dy Opinionet që ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë në Shqipëri të jene në përputhje me standardet më të mira europiane dhe ndërkombëtare si dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ekspertiza profesionale dhe rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias siguruan ndryshime tërësore dhe permiresime të thella të Amendamenteve Kushtetuese, duke i hapur rrugë ndërtimit të një drejtësie të pavarur, llogaridhënëse dhe politikisht të pakapur, që lufton korrupsionin në nivelet më të larta dhe krimin e organizuar. Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare ka investuar të gjitha përpjekjet e saj që këto parime të respektoheshin përgjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi.

Nisur nga zotimi im personal për të garantuar zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias,  jam i lumtur të ndaj me ju faktin se pavarësisht sfidave të panumërta dhe pengesave të vështira përgjatë gjithë këtij procesi, opozita shqiptare ia doli të siguronte që ndryshimet kushtetuese të votuara të jenë në përputhje me Rekomandimet Tuaja.

Në këtë kuadër, më lejoni t’Ju rikonfirmoj vlerësimin tim më të lartë për rolin dhe kontributin e Komisionit të Venecias, në përfundimin me sukses të fazës së parë të Reformës në Drejtësi, si edhe për kontributin Tuaj të mëhershëm në realizimin e Reformës së Dekriminalizimit.

Është bindja ime e thellë se miratimi i këtyre dy reformave kyçe; në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias, është një investim solid për qytetarët shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane.

Ju lutem pranoni, i Nderuar President Buquicchio, sigurimet e konsideratës dhe vlerësimit tim më të lartë për Ju dhe anëtarët e Komisionit të Venecias.

Lulzim Basha

Kryetar
Partia Demokratike e Shqiperisë



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Gjiknuri-Berishës: Nuk mbaj erën e m…që bëtë Ju

Zgjatet me 10 – vjet koncensioni i minierës së Bulqizës

Moti/ Ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim

Video/ Çfarë po ndodh me motin?!

Enver Hoxha, xhelati shqiptar i demaskuar në librin e Blendi Fevziut

Enver Hoxha, xhelati shqiptar i demaskuar në librin e Blendi Fevziut

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com