Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha kryeministër? Rama: Prit gomar të mbijë barë

2016/09/09 at 1:27 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha kryeministër? Rama: Prit gomar të mbijë barë

Në mitingun përmbyllës së PS-së në Dibër, Kryeministri Edi Rama tha se kandidati socialist, Muharrem Rama i njeh problemet e zonës, ndërkohë që kandidati i PD­-së, Sherefedin Shehu është i ardhur nga Tirana për llogari të Berishës.

Rama premtoi sërish ndërtimin e rrugës së Arbrit ndërkohë që tha se në tre vitet e kaluara duhej të paguante borxhet e lënë nga qeveria “Berisha”. “Pasi unë u thashë shumë ndershmërisht pse është vonuar rruga e Arbrit dhe po aq ndershmërisht u zotova se jemi ne që do ta ndërtojmë, kreu i PD­së doli dhe tha: “ne rrugën e Arbrit e lamë gati”.

Që Rrugën e Arbrit nuk e kanë lënë gati nuk ka nevojë t’ua them ju se e shihni që rrugë gati aty nuk ka. Para se të thotë që la gati rrugën e Arbrit, kryetari i PD­së ka për detyrë të thotë një rrugë që PD­ja la gati. Edhe investimin më të madh që bëri për rrugën e Kombit, nuk është e përfunduar dhe po e përfundojmë ne”, tha Rama. Një pjesë të fjalimit të tij, Rama ia kushtoi kandidatit demokrat, Sheferedin Shehu. “E kam dëgjuar kandidatin e PD të thotë do tua bëj tarifat 0 biznesit të vogël. Në fakt nuk thotë dot do e bëj taksën 0 se e kemi bërë ne. Tarifat janë për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin. Në qoftë se për këto askush nuk do ta paguajë, si do ta pastrojë, gjelbërojë dhe ndriçojë Shero Dibrën?

Shero e ka një përgjigje që të çarmatos: me vizion. Dhe që ta plotësojë këtë thotë: me vizion dhe me mbështetjen e Kryeministrit Basha. E dini çfarë do të thotë kjo? “Prit gomar të mbijë bar””, tha Rama. Sipas tij “mu kujtua edhe stadiumi që do ndërtojë Shero me vizion dhe me mbështetjen e kryeministrit Basha. Janë njerëz që nuk kanë shkuar kurrë në stadium, por e dinë që ka një skuadër këtu që po rritet. Nuk mund tu them unë dot ju që ne kemi bërë ndonjë mrekulli për Dibrën”.

Kryeministri premtoi zhvillim të Dibrës me kandidatin e majtë, kurse për rivalin, theksoi se me vizionin e tij, nuk do shohin asgjë. “Se ça dinë të bëjnë ata, këtu i kishit e keni parë, se ça dimë të bëjmë ne keni filluar ta shikoni, por akoma s’keni parë gjë, më pëlqen shumë kjo fjalë, se i mërzit shumë ata të PD. Nëse do zgjidhni Sheron ta gëzoni, me Sheron, pa Sheron ne Rrugën e Arbrit do e ndërtojmë, por me vizionin e Sheros ju s’do shihni në Dibër asgjë përvec Sheros, edhe atë do e shihni për ditë jave se fundjavën do e bëjë në Tiranë me gruan dhe familjen. Unë për vete, Sheron as magazinier nuk do ta zgjidhja”­ tha Rama.

Ju sugjerojmë

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
Kryesore

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

6 Gusht, 2025 2:23 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

6 Gusht, 2025 2:07 pm
E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Kronikë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

6 Gusht, 2025 2:04 pm
Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
Aktualitet

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

6 Gusht, 2025 1:42 pm
Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi
Aktualitet

Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi

6 Gusht, 2025 1:32 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

6 Gusht, 2025 1:24 pm
Me kallashnikov kanosi me jetë familjarët e tij/ Arrestohet 41-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Me kallashnikov kanosi me jetë familjarët e tij/ Arrestohet 41-vjeçari në Krujë

6 Gusht, 2025 12:58 pm
AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe
Aktualitet

AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

6 Gusht, 2025 12:57 pm
“Nis transformimi Banjave të Bënjës”/ Rama: Po punohet për garantimin e shërbimeve..
Aktualitet

“Nis transformimi Banjave të Bënjës”/ Rama: Po punohet për garantimin e shërbimeve..

6 Gusht, 2025 12:43 pm
Tri dekada pas luftërave: Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?
Rajoni

Tri dekada pas luftërave: Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?

6 Gusht, 2025 12:38 pm
Para
OSHEE: Të zbardhet vrasja e punonjësit tonë. Policia: Identifikuam mjetin e autorëve

OSHEE: Të zbardhet vrasja e punonjësit tonë. Policia: Identifikuam mjetin e autorëve

Lajmi i fundit/ Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot

E paprecedentë/ Ambasadorët e huaj presion qeverisë shqiptare për favorizime në tendera

A do t’i hapë Shqipëria negociatat me BE?

A do t’i hapë Shqipëria negociatat me BE?

TE FUNDIT

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
6 Gusht, 2025

Zgjatet paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë....

Lexo më shumë

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
6 Gusht, 2025

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar situatën e pensionistëve shqiptarë, duke i...

Lexo më shumë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
6 Gusht, 2025

Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë. Raportohet se...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
6 Gusht, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com