Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: KQZ vegël e Ramës, qytetarët u kërcënuan me shkarkim nga puna

2019/06/30 at 9:00 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: KQZ vegël e Ramës, qytetarët u kërcënuan me shkarkim nga puna

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbylljes së votimit është shprehur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përdoret nga Kryeministri Edi Rama dhe se ka shkelur Kushtetutën.

Po ashtu, në një dalje për mediat, Basha tha se punonjësit sektorit publik janë kërcënuar me shkarkim nga puna nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre.

Sipas kreut të PD, votat e sotme janë vetëm të punonjësve të sektorit publik të cilët u kërcënuan, pasi populli i thjeshtë i bojkotoi zgjedhjet.

“Në mënyrë të veçantë, regjimi ka ushtruar trysni dhe kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik. Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vertetuar pjesëmarrjen e tyre në votim. Në të vërtetë, thuajse e gjithë vota e sotme është vota e sektorit publik, e rrogëtarëve të shtetit, e marrë nën kërcënim dhe dhunim të vullnetit të lirë të punonjësve dhe familjarëve të tyre. Numri real tregon asgjë më shumë sesa rrogëtarët e shtetit nën terror, të detyruar, njësoj siç e tregojnë përgjimet e BILD-it të dalin bashkë me familjarët që të mos e humbasin bukën e gojës. Atyre u jap fjalën se ne do të çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth, nga ky krim ndaj jush dhe fëmijëve tuaj. Njësoj si të gjithë qytetarët, Ju do të jetoni me dinjitet dhe do t’u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës dhe çdo gërmë të ligjit. Kjo tregon se regjimi i Edi Ramës manipulon zgjedhjet, edhe kur shkon në votime i vetëm dhe kontrollon çdo gjë i vetëm. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Sot, u provua se me Edi Ramën në krye, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua të falenderoj sot të gjithë shqiptaret që braktisën masivisht dhe refuzuan me përbuzje farsën dhe regjimin e Edi Ramës. Ju e bëtë këtë për veten tuaj, për familjen tuaj për fëmijët tuaj. Ju e bëtë këtë për lirinë tuaj. Për Shqipërinë tonë dhe për demokracinë e vërtetë. Ju e refuzuat farsën kriminale dhe të paligjshme që kishte për qëllim të vetëm çimentimin e pushtetit të marrë përdhunshëm dhe që do të shkatërronte themelet e shoqërisë. Ju e kuptuat se farsa e sotme vetëm sa do ta thellonte edhe me shumë padrejtësinë, vjedhjen, shtypjen, mjerimin dhe varfërinë tuaj”,tha Basha./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Para

Rama pritet me duartrokitje: Moment historik! Faleminderit SHBA e BE

Rama në djersë për të nesërmen: Dora ime e shtrirë! Do ketë edhe…

Rama në djersë për të nesërmen: Dora ime e shtrirë! Do ketë edhe...

Lojtari i Liverpool do të transferohet te Real Madrid?

Lojtari i Liverpool do të transferohet te Real Madrid?

TE FUNDIT

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
19 Shtator, 2025

Qeveria estoneze i ka kërkuar NATO-s, anëtare e së cilës është, të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të...

Lexo më shumë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
19 Shtator, 2025

Diego Simeone u bë protagonist për keq në humbjen e ekipit të tij, Atletico Madrid, në ndeshjen e Champions League...

Lexo më shumë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
19 Shtator, 2025

Komisioni reagoi ndaj një letre të kohëve të fundit të dërguar nga më shumë se 100 rabinë evropianë drejtuar Presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com