Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ndodhur sot në Farkë ku po zhvillon një takim me të rinjtë e kësaj zone, është shprehur se Shqipërisë nuk mund të hap negociatat me Bashkimin e Europian pasi vendi ynë ofron standarde të ulëta për qytetarët.
Basha tha se Samiti i Berlinit ishte i qartë për liderët e Ballkanit dhe kushtet që duhen plotësuar për t’u bërë pjesë e familjes europiane.
Ndërsa, sipas kryedemokratit, kryeministri Edi Rama ka bërë hapa mbara përsa i përketë ekonomisë dhe sistemit të drejtësisë.
“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash. Me këto standarde nuk mund të ishte as në Këshillin e Evropës. Këto janë standarde afrikane. Samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e Ballkanit, por edhe për njeriun më të korruptuar, Edi Rama, i cili sot synon të na kthejë 10 vite mbrapa duke na kthyer vizat.
Fatkeqësisht edhe në këtë qershor, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat sepse edhe në fushën e ekonomisë, edhe në fushën e shtetit të së drejtës, ka hapa mbrapa”,-tha Basha./ Opinion.al E.Xh.