Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë të posaçëm për mediat ka folur për zhvillimet më të fundit të negociatave mazhorancë-opozitë për reformën në drejtësi.
Basha theksoi se, Kryeministri Edi Rama ka pranuar pjesërisht kërkesën e PD-së për “vendet e rezervuara”, propozuar nga Komisioni i Venecias si pikë për gjetjen e kompromisit politik.
Ndërsa, kreu i opozitës fliste në konferencë shtypi dhe sqaronte qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Facebook deklaratave të Bashës. Ai thotë se nuk do pranojë kurrë kompromis partiak për skanimin e gjykatësve dhe prokurorëve.
“E perseris: Formule zgjidhje me opoziten po, kompromis partiak per skanimin e gjykatesve e prokuroreve kurre! Partite larg duart nga skanimi!”, shkruan Rama.
“Dikush duhet t’i thote Lulezimit qe s’kam thene asgje te re sot nga ç’thashe pas takimit me te dhe s’kam pranuar as sot vendet e rezervuara!”, theksoi Kryeministri.