Lulzim Basha është drejtuar në selinë e PD-së, ku është ndalur të flasë për mediat.
“E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve. Me vetëdije për gjithë gabimeet tona të së kaluarës, duke përfshirë një revansh që ndaloi Shqipërinë për të qenë anëtare e BE. Por gabimet e së kaluarës nuk do ta marrin peng PD. Sot ka patur vetëm një aktivitet të PD dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar”, tha Basha. /Opinion.al