Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Është absurde që PD të bëjë sot koalicion me LSI-në

2016/11/17 at 11:22 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha: Është absurde që PD të bëjë sot koalicion me LSI-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se opozita nuk po bllokon hapjen e negociatave. Basha duke folur në “Top Story”, shpjegoi se rezoluta e Parlamentit Evropian ka si objektiv të dëshmoi realitetin në Shqipëri.


“Pati një refuzim për të përfaqësuar tre çështje shumë të rëndësishme. Droga, kriminelët dhe zgjedhjet e lira”, tha Basha. “Për rekomandimin kemi qenë dhe jemi pro. Po të jetë në dorën time unë e firmos sot”.

Basha komentoi edhe incidentin mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai tha se kur liritë nëpërkëmben nuk ka rrugë tjetër veçse të ngrihesh dhe të godasësh me grusht dhe çdo gjë tjetër.

Duke folur më tej, Basha tha se do të paraqesë në forumet e Partisë Demokratike një platformë për kufizimin e pushtetit të kryetarit të partisë, kryeministrit dhe ekonomisë. Ai tha se kjo vjen si reflektim për gabimet e bëra gjatë qeverisjes 8-vjeçaret të PD-së, pjesë së cilës ishte edhe ai.

Për zgjedhjet e ardhshme, Basha tha se është absurde që PD të bëjë koalicion me një pjesë të qeverisë duke iu referuar kështu LSI-së.

 INTERVISTA

E hapa duke folur për provimin e madh, atë për datën e negociatave. Risia kësaj here është që pavarësisht nga përgjigjja që do të marrim, risia duket qëndrimi që PD mban, jo ndaj procesit, por tek teknikalitetet. Ndryshe nga çdo herë tjetër në komitet mbajtët një qëndrim të ngurtë, deri sa një deputet kërkoi heqjen e një paragrafit për datën…

Lulzim Basha, kryetar i PD: Ka një absurd dhe nuk qëndron tek PD. PD ka një qëndrim të konsoliduar prej ditës time të parë si kryetar i saj; Qëndrimi i PD është i qartë, do të mbështesim pa rezerva çdo hap që çon në integrimin europian të vendit. Këtu vendosim një standard, ndryshe nga opozita e mëparshme që bllokoi statusin për 3 vite me pretekstin e Fierit. Lobuam aktivisht me pjesën dërrmuese të vendeve të BE që drejtoheshin dhe drejtohen nga partitë simotra tona. Ne besojmë që çdo hap përpara është aleat për standardet. Shton kontrollin, mundësitë dhe burimet.

Atëherë pse po dilni kundër këtë herë?

Lulzim Basha: Është sajesë e propagandës qeveritare për trushplarjen e shqiptarëve.

Megjithatë ju e keni pohuar vetë…

Lulzim Basha: Nuk është ashtu. E keni gabim! Kush e vendos rekomandimin për statusin?! Rekomandimin e bën Komisioni dhe vendimin e merr Këshilli. Parlamenti ka zero ndikim këtu. Është një gënjeshtër, propagandë e pastër qeveritare. Mes datës së rekomandimit dhe 15 dhjetorit ka patur një sesion ndër 13 sesionet, ky sesion nuk ka asnjë rol formal sa i përket rekomandimit. Ka një Komision, 7 nga Shqipëria dhe 7 nga BE. Në 13 takime vetëm 1 herë ka patur rezolutë, gjithë herët e tjera rezoluta ka dështuar dhe atëherë ka kaluar vetëm sepse u tërhoqëm ne. Këtë vit kemi kërkuar që të reflektohet gjendja e rëndë e krimit, lufta kundër drogës dhe zgjedhjet. Kjo nuk ka lidhje me hapjen e negociatave.

Po Komisioni flet për pesë prioritetet?!

Lulzim Basha: Lajmi i vetëm i mirë është që reforma në drejtësi kaloi me konsensus të plotë. Rezoluta nuk ka asnjë vlerë. Rezoluta duhet të pasqyrojë gjendjen dhe problemet e Shqipërisë dhe t’i kërkosh opozitës që të mos përdorë presionin ndaj Qeverisë, do të thotë të mos ekzistojë, ndërsa të thuash të kundërtën që kjo ishte në dorën tonë, është njësoj sikur notën ta vendosë nxënësi dhe jo mësuesi.

 Ju ofrua një kompromis për rezolutën, për të hequr gjithë paragrafin që bënte fjalë për datën…

Lulzim Basha: Ajo që m’u raportua është që pati një refuzim për të reflektuar këto tre propozime, kriminalitetin, drogën dhe zgjedhjet e lira. PD ka mbajtur qëndrimin si opozitë dhe për rekomandimin jemi pro, por nuk jemi ne ata që e vendosim. Nëse do të ishte në dorën time, do ta firmosja që sonte.

Nëse më 15 dhjetor nuk e marrim, sigurisht që fajin e ka Qeveria, por ju a ndjeni përgjegjësi?

Lulzim Basha: BE do të vazhdojë të ekzistojë, ndërsa ne do të vazhdojmë të përballemi me një situatë ku krimi është shtrirë në mbarë vendin, droga po shkatërron shoqërinë shqiptare dhe paratë e saj rrezikojnë zgjedhjet e ardhshme.

Sot jeni akuzuar nga një deputet i maxhorancës se po sabotoni këtë proces?

Lulzim Basha: E gjitha kjo vjen erë si në kohën e diktaturës, ku duhet gjetur një armik. Mendon se opozita ka instrumentat për të bllokuar një proces të tillë?!

Bëhet fjalë për aksione konkrete në Tiranë…

Lulzim Basha: A nuk vjen erë si një instalacioni çiliminjsh për të shmangur problemet reale të vendit me krimin, drogën dhe zgjedhjet.

Të trija problemet janë ekzistuese afatgjata dhe nuk po marrin një zgjidhje përfundimtare. Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin e ngritët ju, shkuat deri në atë pikë për të ndryshuar Kushtetutën për ta përshtatur këtë ligj sepse ishte antikushtetues….

Lulzim Basha: Dekriminalizimi sot nuk zbatohet. Kryeministri ka në dorë me ligj të shkarkojë Elvis Rroshin që rezulton i dënuar për përdhunim në grup në Itali dhe për trafik droge në Zvicër. Ka në dorë të largojë një numër anëtarësh nga grupi i tij parlamentar të verifikuar për një sërë shkeljesh. Ligji për dekriminalizimin nuk po zbatohet sepse janë dhjetra persona, shtyllë e një pushtetit të kriminalizuar. Jetojmë në një Shqipëri ku krimi, droga dhe politika janë bërë njësh kundër qytetarëve shqiptarë dhe ky është një problem që nuk mund të mbyllim sytë ne.

 



Ju sugjerojmë

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Para
Foto/ Automjeti bie në lumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Foto/ Automjeti bie në lumë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Vildane “shpërthen” instagramin!

Vildane “shpërthen” instagramin!

STUDIMI/ Njerëzit e zgjuar qëndrojnë vetëm!

STUDIMI/ Njerëzit e zgjuar qëndrojnë vetëm!
















TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com