Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Dalja e opozitës nga Parlamenti është pa kthim

2019/04/04 at 5:22 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Dalja e opozitës nga Parlamenti është pa kthim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për DW është shprehur se kapërcimi i krizës politike në Shqipëri është shumë e rëndësishme për të ardhme evropiane të vendit.


Ai hodhi akuza ndaj qeverisë “Rama” duke thënë se në BE nuk shkohet më gënjeshtra dhe me një shtet të kapur nga krimi. Basha theksoi se largimi i opozitë nga Parlamenti është pa kthim deri në largimin e qeverisë “Rama”.

“Takimet që janë organizuar nga mikpritësit e mi në Budestag dhe me qeverinë federale në kancelari dhe ministrinë e Jashtme kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik, Gjermaninë për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese dhe institucionale.

Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin e demokracisë, por dhe për të ardhmen e evropiane të Shqipërisë. Në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi.

Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestak dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme.

Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese”, tha Basha.

Kryedemokrati ka zhvilluar një sërë takimesh në Gjermani, ku sipas tij në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe gjetja e një zgjidhje për  ngërçin politik në vend.

Basha ka theksuar se PD kërkon që pushtet të jenë të pavarura dhe reforma në drejtësi të jap rezultate konkrete.

“Dhe jam shumë i inkurajuar se edhe këtu në Bundestag dhe në institucionet gjermane, kemi gjetur mbështetje për këtë agjendë transformuese dhe që shkon përtej thjeshtë zëvendësimit të kësaj qeverie me një qeveri tjetër. Shkon përtej thjeshtë organizimit të zgjedhjeve të ndershme e të lira për një herë, ne duam duam një reformë të thellë, një transformim të thellë të demokracisë shqiptare.  Ne duam vlerat e vërteta europiane. Të garantojmë që pushtetet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri, të garantojmë se parlamenti i ardhshëm të jetë me të vërtetë parlament, dhe jo thjeshtë një noter I kryeministrit. Të garantojmë që reforma në drejtësi të prodhojë rezultate, të prodhojë ndjekje të suksesëshme penale”,-shtoi Basha/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen
Bota

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

8 Tetor, 2025 6:10 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë
Bota

Lufta me Ukrainën, Rusia humb 281 mijë ushtarë

8 Tetor, 2025 5:09 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani
Bota

Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar në Gjermani

8 Tetor, 2025 4:04 pm
Para
Tottenham futet në “shtëpinë e re”

Tottenham futet në “shtëpinë e re”

Çfarë ndodhi? Rama bisedë telefonike me Tsipras

Çfarë ndodhi? Rama bisedë telefonike me Tsipras

Detaje nga jeta e princeshë Dianës, pastruesja që preku pallatin mbretëror

Detaje nga jeta e princeshë Dianës, pastruesja që preku pallatin mbretëror
















TE FUNDIT

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com