Një nga pyetjet që ju bë sonte në “Opinion” ishte edhe një nga ngacmimet e shpeshta që bëhen në publik, mbi atë se kush e drejton në të vërtetë Partinë Demokratike, Lulzim Basha apo Sali Berisha. “Kush i prish gjumin Sali Berisha është punë e tij. Raportim im me të është raporti me liderin historik të së djathtës, raporti me njeriun që nxorri Shqipërinë nga izolimi, dhe që dha aktin vullnetar të largimit me dëshirë nga drejtimi i Partisë Demokratike. Vendimet në Partinë Demokratike i merr në përgjegjësi të plotë, i biri i Xhelal Bashës, Lulzim Basha”, tha Basha.