Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barr: Nuk ka patur komplot me Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje

2019/03/25 at 8:43 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Barr: Nuk ka patur komplot me Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje

Prokurori i posaçëm Robert Mueller thotë se as Presidenti Donald Trump, as fushata e tij dhe as ndonjë tjetër i lidhur me këtë fushatë, nuk kanë komplotuar me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas një përmbledhjeje të paraqitur të dielën nga kreu i Departamentit të Drejtësisë (Prokurori i Përgjithshëm) William Barr.

Por për sa i përket pyetjes nëse Presidenti Trump u përpoq të pengonte drejtësinë duke ndërhyrë ose duke u orvatur të prishë hetimin e prokurorit Mueller, Barr tha, “Raporti nuk arrin në përfundimin se presidenti ka kryer ndonjë krim, por as nuk e përjashton këtë”.

Barr publikoi një përmbledhje të raportit të shumëpritur për hetimin që zgjati 22 muaj rreth akuzave se fushata e Trump kishte bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016-s në favor të tij.

Prokurori i Përgjithshëm Barr ia dërgoi përmbledhjen e tij Kongresit dhe e bëri atë publik të dielën. Mueller e dorëzoi raportin e tij në Departamentin e Drejtësisë të premten.
“Hetimi i Prokurorit të Posaçëm nuk arrin në përfundimin se fushata Trump apo dikush i lidhur me të ka bashkëpunuar … me qeverinë ruse në aktivitetet për ndërhyrjen në zgjedhje,” thuhet në përmbledhjen e Barr.

Ai thotë se raporti arrin pikërisht në këtë përfundim, me gjithë “ofertat e shumta nga individë të lidhur me Rusinë për të ndihmuar fushatën Trump”.

Sipas Barr, Prokurori i Posaçëm Mueller nuk nxjerr përfundime nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë, duke ia lënë këtë çështje Barr-it dhe Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Kreu i Departamentit të Drejtësisë shkruan se nuk ka prova të mjaftueshme për të konkluduar nëse Trump ka kryer krimin e pengimit të drejtësisë. Ai thotë se kjo nuk bazohet në ndonjë nocion se ndaj një presidenti në detyrë nuk mund të ngrihet aktpadi./Opinion.al

Etiketa: donald trump

Ju sugjerojmë

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Para
A do të ketë zgjedhje lokale? Çfarë thotë astrologia

A do të ketë zgjedhje lokale? Çfarë thotë astrologia

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët në Elbasan ndërpresin shërbimet

Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët në Elbasan ndërpresin shërbimet

Indiani që u bë Konsull Nderi i Shqipërisë, SHISH dha miratimin

Indiani që u bë Konsull Nderi i Shqipërisë, SHISH dha miratimin

TE FUNDIT

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
1 Qershor, 2025

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte...

Lexo më shumë

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
1 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë....

Lexo më shumë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com