Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barr: Kina “luftë ekonomike” kundër SHBA-së

2020/07/17 at 8:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Barr: Kina “luftë ekonomike” kundër SHBA-së

Kina është e angazhuar në një “luftë ekonomike” për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara si superfuqi e vetme në botë, deklaroi të enjten Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Kjo është deklarata më i fundit në një seri komentesh të ashpra ndaj Pekinit nga zyrtarë të lartë të administratës Trump.


Duke folur në muzeun presidencial të Gerald R. Ford në Grand Rapids të Miçiganit, Barr tha se përgjigjja amerikane ndaj ambicieve globale të Kinës “do të tregojë se kjo është çështja më e rëndësishme për kombin tonë dhe botën në shekullin njëzet e një“, siç tha ai.

Sipas zotit Barr, Kina përdor një shumëllojshmëri “taktikash grabitqare, shpesh të paligjshme” për të siguruar avantazh ndaj SHBA.

“Mënyra se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara ndaj kësaj sfide do të ketë ndërlikime historike dhe do të përcaktojë nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj liberalë demokratë do të vazhdojnë të formësojnë fatin e tyre apo nëse e ardhmja do të kontrollohet nga Partia Komuniste e Kinës dhe degët e saj autokrate“, tha Barr.

Ndër praktikat grabitqare që dyshohet se përdoren nga Kina, Barr renditi manipulimin e monedhës, çështjne e tarifave, kuotave, investimet dhe blerjet strategjike të drejtuara nga shteti, vjedhjen dhe transferimin e detyruar të pronësisë intelektuale, subvencionet shtetërore, sulmet në internet dhe spiunazhin.

Pekini i ka kundërshtuar prej kohësh shumë nga pohimet e bëra në fjalimin e Barr. Ministri i Jashtëm kinez paralajmëroi të mërkurën se Pekini do të hakmerret me sanksione ndaj individëve dhe subjekteve amerikane. Sipas njoftimeve në media zyrtarë të kësaj ministrie thanë se “punët e Hong Kongut janë thjesht punët e brendshme të Kinës dhe se asnjë vend i huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë“.

Operacionet kineze që synojnë ndikimin tek të huajt janë përqëndruar tek udhëheqësit e bizneseve amerikane, tha Prokurori i Përgjithshëm Barr. Ai paralajmëroi ata drejtues biznesesh që dështojnë të bëjnë të ditur të dhëna mbi marrëdhëniet e tyre me Kinën, se mund të jenë në shkelje të aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj. FARA kërkon që agjentët e qeverive të huaja të bëjnë të ditur aktivitetet dhe marrëdhëniet e tyre me subjektet e huaja.

“Duhet të jeni vigjilentë rreth asaj se si mund të përdoreni dhe se si përpjekjet tuaja në emër të një kompanie apo një qeverie të huaj mund t’a përfshijnë ligjin”, tha Barr.

Fjalimi i Prokurorit të Përgjithshëm vjen ndërsa tensionet mes SHBA dhe Kinës janë rritur. Ky është fjalimi më i fundit ndër pohimesh shpesh të ashpra të zyrtarëve të administratës Trump rreth ambicieve globale të Pekinit gjatë javëve të fundit. Muajin e kaluar, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien tha se përpjekjet ndër dekada të ShBA për ta zbutur sistemin komunist kinez rezultuan në “dështimin më të madh të politikës së jashtme amerikane që nga vitet ‘30.”

“Ditët e pasivitetit dhe naivitetit amerikan në lidhje me Republikën Popullore të Kinës kanë mbaruar“, i tha O’Brien një grupi drejtuesish biznesesh në Arizona më 24 qershor.

Drejtori i FBI-së Christopher Wray tha javën e kaluar se Kina paraqet “kërcënimin më të madh afatgjatë” për sigurinë ekonomike dhe kombëtare të SHBA-së. Pothuajse gjysma e 5 mijë çështjeve të zbulimit që ka në dorë FBI-ja përfshijnë Kinën. Çdo dhjetë orë zyra hap një çështje të re që lidhet me Kinën tha Wray.

“Edhe në këtë moment, Kina po punon për të kompromentuar organizatat e kujdesit shëndetësor amerikan, kompanitë farmaceutike dhe institucionet akademike që kryejnë hulumtime thelbësore për COVID-19“, tha Wray gjatë një fjalimi në institutin “Hudson” më 7 korrik.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se “shpreson se këto fjalime ta frymëzojnë popullin Amerikan në mënyrë të rivlerësojë marrëdhëniet me Kinën, për sa kohë që ajo vazhdon të qeveriset nga Partia Komuniste“, siç tha ai.

Komentet vijnë ndërsa SHBA dhe Kina janë përplasur mbi një mori çështjesh që nga tregtia deri tek autonomia e Hong Kongut dhe pandemia e koronavirusit.

Të mërkurën Trump nënshkroi një ligj dhe një urdhër ekzekutiv ku thuhej se SHBA “do ta mbajë Kinën përgjegjëse për veprimet e saj shtypëse kundër popullit të Hong Kongut”.

Legjislacioni vendos sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që minojnë autonominë e Hong Kongut, ndërsa urdhri ekzekutiv i jep fund trajtimit preferencial të Hong Kongut./ VOA



Ju sugjerojmë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Rama mesazh për qytetarët: Mos harroni maskën

Rama mesazh për qytetarët: Mos harroni maskën

OKB bën apel për fonde kundër koronavirusit

OKB bën apel për fonde kundër koronavirusit

E përplasi makina, humb jetën 67-vjeçarja

Bulqizë/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet se…
















TE FUNDIT

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com