Në një deklaratë për mediat gjatë kësaj të diele, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj publikoi ato që i quajti fakte të reja mbi mënyrën sesi i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit, Klement Balili, kishte ngritur industrinë e tij të trafikimit të drogës.
“Në fillim ai kapi Transportet, pasi Edi Rama e emëroi drejtor Rajonal për Sarandën. Pastaj futi nën kontroll pikat kufitare, duke caktuar – përmes Tahirit, – si shef të Kufirit për komisariatin e Sarandës, Asim Canajn, të cilin Balili e kishte për 10 vite drejtues në biznesin e tij, në policinë private”, deklaroi Alibeaj.