Partia Demokratike thotë se autoritetet shqiptare janë përjashtuar nga hetimi ndërkombëtar për Klemend Balilin, i organizuar nga policia greke, ajo DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Arsyet e përjashtimit nga ky hetim sipas opozitës gjenden tek lidhjet që Ministri i Brendshëm ka me ish Kreun e Transporteve të Sarandës, i shumëpërfolur si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të narkotrafikut.
Demokratët e akuzojnë Ministrin Tahiri se ka favorizuar largimin e Balilit jashtë vendit, i detyruar nga lidhjet e tij me rrjetin e narkotrafikut. Për këtë arsye opozita kërkoi sërish largimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm.