Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barometri i Sigurisë në Shqipëri tregon mosbesim ndaj luftës kundër krimit

2020/02/27 at 7:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Barometri i Sigurisë në Shqipëri tregon mosbesim ndaj luftës kundër krimit

Qendra e Studimit të Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë në Shqipëri për vitin që lamë pas.

Në këtë anketë kombëtare qytetarët pohuan se korrupsioni, krimi i organizuar dhe papunësia shihen prej tyre si tre kërcënimet kryesore ndaj sigurisë në Shqipëri, madje duke zbritur terrorizmin në vend të katërt.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar shihen nga 86% e qytetarëve si pengesat kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE” – thotë autori i studimit, Arjan Dyrmishi.

Gjysma e qytetarëve mendojnë se lufta kundër krimit të organizuar nuk do të fitohet kurrë dhe pjesa më e madhe e këtyre skeptikëve janë qytetarët më të rinj në moshë.

Perceptimi mbi përhapjen e korrupsionit në administratën shtetërore është i lartë, ku doganat vlerësoohen si më të korruptuarat dhe më pak të besuarat.

Në institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat perceptohen si më të korruptuarat, por besim shumë i lartë ekziston ndaj Prokurorisë Speciale dhe Gjykatave Speciale, sepse qytetarët mendojnë që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të fuqizohet pas formimit të plotë të tyre.

Qytetarët mendojnë se ndikimi politik mbi institucionet e sigurisë është shumë i lartë, ku Doganat janë institucioni më i ndikuar nga politika, të ndjekura nga Policia e Shtetit.

Po ashtu edhe institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykatat, perceptohen si më të ndikuarat nga politika.

Qytetarët mendojnë se vetëm një pakicë e punonjësve në administratën shtetërore janë punësuar në bazë të meritave dhe aftësive të tyre.

Pasiguria është më e madhe në zonat rurale, krahasuar me zonat urbane.

Pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e mbështesin rritjen e numrit të policëve si një mënyrë për shtimin e sigurisë, dhe madje pohojnë se, megjithë praninë e policisë, qytetarët vet janë ruajtësit kryesorë të sigurisë së tyre.

Më shumë se gjysma e qytetarëve parashikuan që situata e sigurisë do të jetë e njëjtë ose më e keqe gjatë këtij viti.

Një shumicë e madhe e qytetarëve mendojnë se policia nuk i trajton të tërë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Barometri i Sigurisë ka dhënë një vlerësim edhe proceset integruese në rajon dhe në Europë.

Më shumë sesa gjysma e qytetarëve mendojnë që marrëdhëniet midis shteteve të Ballkanit nuk janë përmirësuar vitin e fundit.

Ata vlerësojnë se NATO dhe BE janë mbështetës të sigurisë së Shqipërisë dhe mendojnë që siguria e saj do të përmirësohet ende me anëtarësimin në BE. / VOA

Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
SHBA i garanton Shqipërisë marrëveshjen me gjigandin e mbrojtjes ajrore

SHBA i garanton Shqipërisë marrëveshjen me gjigandin e mbrojtjes ajrore

Zbulohen abuzuesit që shisnin maska kundër koronavirusit, 5 mijë euro copa

Zbulohen abuzuesit që shisnin maska kundër koronavirusit, 5 mijë euro copa

Veseli reagon për vendimin e heqjes së tarifës: Asgje e re nga Albini…

Veseli reagon për vendimin e heqjes së tarifës: Asgje e re nga Albini...

TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com