Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Barometri i Ballkanit: 40 për qind e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturat. Më të varfërit në rajon

2017/10/10 at 10:11 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Barometri i Ballkanit: 40 për qind e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturat. Më të varfërit në rajon

Barometri i Ballkanit, i publikuar ditën e djeshme nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka anketuar publikun në 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Serbia, Mali I Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Maqedonia) lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme. 

Nga anketimi rezulton, siç theksohet edhe në raport, se nga pesë pyetje të bëra lidhur me përballueshmërinë e nevojave të përditshme, Shqipëra rezulton me një përqindje të lartë të atyre që shprehen se nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha elementët që përfshihen në pyetje.

Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e dritave, ujit, dhe të paktën 43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohte, përqindje këto shumë më të larta sesa vendet e tjera.

30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.

30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë.

Shteti i dytë pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë të këtij treguesi është Serbia me 19%, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit përgjithësisht shprehen se arrijnë të përballojnë blerjen e ushqimeve dhe veshjeve.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.

Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

Në një tjetër pyetje të sondazhit, 25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshme, sërish përqindja më e lartë në rajon. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një u njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.

Pyetjes se sa njerëz në familjen tuaj që janë në gjendje të punojnë janë të papunë, 70% e të anketuarve shqiptarë i janë përgjigjir të paktën një ose më shumë, përqindja e dytë më e lartë në rajon pas Kosovës.

86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi. Në këtë pyetje rekordin e mban Kroacia, me 94%./Monitor

Etiketa: barometri i ballkanitshqiperivarferi

Ju sugjerojmë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

23 Tetor, 2025 4:26 pm
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
Para
Foto/ Lamtumirë Miley e çmendur, këngëtarja ka ndryshuar në mënyrë drastike

Foto/ Lamtumirë Miley e çmendur, këngëtarja ka ndryshuar në mënyrë drastike

Hajdutët hyjnë në banesë dhe u marrin paratë dhe sendet me vlerë të moshuarve

Hajdutët hyjnë në banesë dhe u marrin paratë dhe sendet me vlerë të moshuarve

“Hapja e Dosjeve të Komunizmit nuk ka për të ndodhur”. Daut Gumeni: Autoriteti nuk funksionon, marrim rrogën kot

“Hapja e Dosjeve të Komunizmit nuk ka për të ndodhur”. Daut Gumeni: Autoriteti nuk funksionon, marrim rrogën kot

TE FUNDIT

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër...

Lexo më shumë

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
23 Tetor, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
23 Tetor, 2025

Nuk është hera e parë që administrata amerikane vendos sanksione ndaj prodhuesve rusë të naftës. Para se Donald Trump të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com