BARI– Një sasi e madhe droge u kap nga policia italiane në Bari. Sipas mediave vendase droga nëse do të dilte në treg kapte vlerën e 5 milionë eurove.
Droga po transportohej me një gomone të madhe. Ajo u monitorua me helikopter dhe më pas u ndalua 100 km larg brigjeve italiane pas një aksioni të vështirë policor.
Gomonia ishte 10 metra e gjatë e pajisur me dy motorë të fuqishëm dhe ecte me shpejtësi drejt birgjeve të Barit. Ndjekja policore zgjati disa orë dhe pati momente tensioni për shkak të manovrave të rrezikshme të përdorura nga trafikantët. Gjatë ndjekjes ata kanë hedhur në det edhe një pjesë të drogës që transportonin, ndërkohë që nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vendndodhja aktuale e personave që po transportonin lëndën narkotike është në veri të Shqipërisë.