Duket se maxhoranca është tërhequr dhe ka lejuar 23 deputetët demokratë të marrin pjesë në seancën plenare të ditës së sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka njoftuar kolegët demokratë se i ka ardhur një njoftim nga Kuvendi se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.
“Të nderuar kolegë,
Zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar.” – mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët.