Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Të përjashtuarit e “Rithemelimit”, të mirëpritur në grupin parlamentar

2022/03/24 at 8:15 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Do i lemë karriget Qifes/Bardhi:Shefi i shtabit të Orlando Rakipit mblodhi firmat

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur lidhur me situatën në PD dhe për mënyrën e bashkimit të partisë.


Gjatë një interviste televizive, Bardhi tha se dy palët e krijuar brenda partisë të lënë mënjane kokëfortësitë dhe të ulen për të diskutuar për bashkimin e PD.

Bardhi tha më tej, se deputetët e grupit të rithemelimit janë të mirëpritur për të qenë sërish pjesë e grupit parlamentar të PD, nëse dëshirojnë të ndërmarrin një hap të tillë.

“Duhet të biem dakord se këtu muaj kanë qenë të vështira për PD, kanë sjellë dëm të interesit të partisë dhe ka pasur luftë mes demokratëve duke na shfokusuar nga qëllimi kryesor. Kryesia e partisë dje, pasi këtë javë ka ndodhur akt i rëndësishëm politik nga kryetari i partisë që është tërhequr për bashkimin. Këto janë disa nga çështjet që ne diskutuam dje në kryesinë e partisë. Ka pasur gjatë këtyre ditëve, pas dorëheqjes së zotit Basha, kolegë demokratë që ndajnë mendim ndryshe dhe kanë vazhduar retorikë përçarëse, fyese. Kryesia ka bërë thirrje dhe apeluar për ndarje të këtij modeli sjelljeje. I vetmi që përfiton nga situata është regjimi i Ramës. Jemi shfokusuar nga misioni që kemi. Zoti Berisha është i lirë për çdo tur që gjykon. Është zgjedhje e tij. Interesi i PD s’është që partia të dalë jashtë institucioneve. Gjatë këtyre muajve ne kemi qenë nën presionin e drejtuesve lokalë që duhet të përfshijmë partinë në proces riorganizimi. Procesi i riorganizimit duhet bërë kur demokratët të jenë bashkë. Nga përçarja e partisë ne pamë 6 mars, që fiton Edi Rama. Nëse secili prej nesh ka në radhë të parë interesin e demokratëve, duhet të heqë dorë nga qëndrimet e njëanshme dhe gjetur një zgjidhje. Nuk është zgjidhje të thotë që jam në procesin tim dhe ejani aty. Kusht është të thuash nëse doni bashkimin ejani te mua. Të thuash të ndërpresësh iniciativë të njëanshme. Palët brenda PD duhet të heqin dorë nga kokëfortësia dhe të mendojnë interesin e demokratëve dhe PD. Institucionet kanë vendosur në plan të parë interesin e demokratëve. Ajo që thotë kryesia e partisë ka qenë se këto problematika të mos i trajtojmë me konferenca, port ë ulemi me njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët që PD të bashkohet. Ky ka qenë qëllimi i asaj thirrjeje nga kryesia e partisë. Ka pasur heshtje dhe qëndrime në të njëjtin pozicion nga zoti Berisha. E ripërsëris qëndrimi në ato institucione do të thotë përçarje. Deri më sot, është akuzuar Basha që ishte peng i Edi Ramës. Basha ka bërë një hap pas, ka dhënë dorëheqjen. Demokratët kanë pasqyrën e vërtete për të parë se cili është bashkimi. Kush qëndron në kokëfortësi përçan PD dhe forcon regjimin e Edi Ramës. Përjashtime, shkarkime, kanë pasur të dyja palët. Kjo i përket të shkuarës. Sa kohë bëhet thirrje për të gjetur zgjidhje për të shkuar përpara, e shkuara duhet kapërcyer. Secila palë ka vepruar me qëndrimet e saj. Berisha me lëvizjet e tij. PD zyrtarisht ka marrë vendimet e saj. Pavarësisht qëndrimeve, vendimet për përjashtim nuk janë marrë deri në momentin që kryhen akte dhune. Kryesia ka bërë thirrje për t’u bërë bashkë. Ka ftuar kolegët, duke u parë sy më sy. Nuk konsiderojmë armik asnjë nga kolegët. Nuk ka 8 anëtar të shkarkuar. Zoti Berisha është i përjashtuar, nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD, nuk është regjistruar asnjëherë dhe zoti Berisha për fatin e keq të PD, të demokratëve dhe të tij personal ka një problematikë me SHBA-në. Zoti Berisha është zotuar që nuk do e përziej PD në problemin që ka me PD dhe ky është momenti për ta provuar. Gjatë këtyre 6 muajve e ka përfshirë dhe ky është moment që të bëhet si akt politik, të mos e përfshijë PD në problemin personal me SHBA-në. Kjo çështje duhet zgjidhur vetë nga zoti Berisha. Ata janë ftuar për të qenë pjesë e një grupi të përbashkët pune, pa paragjykuar asnjë. Ka një qëndrim të shumicës dhe janë ftuar të gjithë deputetët e rithemelimit për të qenë bashkë në një grup pune. Sikundër ka pasur një qëndrim të shumicës së grupit parlamentar që ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit që ka ftuar secilin prej kolegëve, që të bëhen pjesë e grupit parlamentar dhe të kenë pjesë të ngrenë grupin e punës. Konflikti i brendshëm në PD, ka shfokusuar nga misioni që ka PD. Ky konflikt i brendshëm na ka shfokusuar nga ky funksion. Sa më shumë të zgjasë kjo gjendje aq më shumë dobësohet PD. Ky është momenti për t’i thënë ndal kësaj rruge. Do të ulemi pa menduar çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Duhet një rrugë për demokratët”,- tha Bardhi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Biden: Një sulm kimik do të shkaktonte përgjigjen e NATO-s

Biden: Një sulm kimik do të shkaktonte përgjigjen e NATO-s

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Sa kushton të udhëtosh nga Kukësi në Londër? Flet CEO i Wizz Air

Vendimi për Kuvendin e PD, “Rithemelimi”: Bardhi kërcënoi gjykatësin
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com