Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi denoncoi përmes një video një moment i cili sipas tij tregon një efektiv policie i ka nxjerrë armën deputetit Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.
“Policë të armatosur kanë hyrë në kuvend, i kanë drejtuar armën deputetëve dhe i kanë qëlluar. Asnjë herë në kuvend nuk kanë hyrë forca speciale për të goditur deputetë. Kjo është fytyra e një krimineli në krye të policisë së shtetit. Kujtojnë se do të trembin deputetët”, tha Bardhi.
Ndërkohë Flamur Noka shtoi se askush nuk do të mund ta mbrojë këtë qeveri narkosh nga mosbindja civile.
“I them nipin të Enver Hoxhës, që mund të rrijë aty, por ashtu do të tërheqim dhe ty nëse dhunonin deputetët dhe popullin opozitar. E pamendueshme në demokraci që forcat speciale ndërhyrjnë kundër deputetëve për të mbrojtur narkosin. Nuk e mbron dot Elisa SpiroGjokën as nipi i Enverit. Mosbindja civile do të vendosë drejtësinë”, tha Noka.