Sot në mbledhjen Këshillit te Legjislacioneve është diskutuar për mandatin e Olta Xhaçkës. Mbledhja është shoqëruar me diskutime dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Gazment Bardhi nuk i ka kursyer ironitë dhe kërkoi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti i PD u shpreh se duhet “t’i drejtohemi kryetares së kuvendit që në një nga seancat më të para plenare të fusë në rend dite dërgimin e mocionit në Gjykatë Kushtetuese”.
“Është fakt që mocioni është shqyrtuar nga këshilli i rregullores dhe mandateve. Ta shqyrtojmë mandatin, nëse ka papajtueshmëri kolegia juaj të mbajë përgjegjësi, nëse nuk ka le të vazhdojë mandatin. Kjo nuk është çështje politike, është edhe politike edhe kushtetuese, në momentin që merr zgjidhej nga pikëpamje kushtetuese ajo do mbetet investitorë strategjike, se nuk ja heqim dot titullin ja ka dhënë Edi Rama, por me mandatin ne nuk merremi më. Mos e zvarrisim më tej, e kemi zvarritur mjaftueshëm. Investitore strategjike është ajo se ka 50 % të aksioneve. Ndërsa nga pikëpamja e mandatit nëse e ndan gjykata kushtetuese ne nuk merremi më. Ju nuk e mbroni dot zonjën Xhaçka. Mos e zvarrisim më, edhe dy seanca kanë mbetur të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni pastaj, nëse nuk ka avokat të marrë ndonjë nga ju. Por që ta çojmë aty duhet ta çojmë se kemi një vit që e kemi paraqitur mocionin dhe e zvarrisim. Ajo po mbaron resortin atje, rrezik shkojmë marrim nga një çadër dhe bëjmë plazh aty , ju vazhdoni akoma është investitorë apo nuk është investitorë. Ta ndajë Gjykata Kushtetuese”, tha Bardhi.