Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në qeveri që u njoftuan pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ndryshimet e bëra në kabinetin “Rama” janë “thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.”
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit
Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit.