Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat këtë të hënë në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.
Bardhi u shpreh se sot është diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Ai theksoi se PD është e vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës..
“Sot kemi diskutuar mbi situatën jo normale ku është përfshirë Kuvendi për shkak të sjelljes antikushtetuese të mazhorancës. Jemi të vendosur për të vijuar aksionin demokrati brenda kuvendit për t’i pamundësuar punën normale mazhorancës. Mazhoranca duhet të tërhiqet nga shkelja e ligjit. Nuk kërkojmë favore prej tyre por respektim të kushtetutës. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita tashmë është bashkë”, tha Bardhi.