Gazment Bardhi ka thënë pak minuta para nisjes së protestës, se aksioni i ditës së sotme do të jetë paqësor.
Në një komunikim shkurt për gazetarët ai tha se në këtë tubim do të marrin pjesë edhe fëmijët bashkë me familjet e tyre.
“Protesta do jetë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhet që do ti shikoni në shesh”, tha shkurt Gazment Bardhi.
Kujtojme që opozita do të protestojë në orën 17:30 kundër qeverisë “Rama”.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha do të japë mesazhin e tij për protestuesit përmes teknologjisë, duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, që do të transmetohet në një ekran, i cili do të vendoset përpara selisë së Kryeministrisë.