Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi nxjerr videon: Rama gënjen, hoqi koalicionet me firmën e Ruçit

2020/07/21 at 3:56 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Provat publike nesër”, PD-Manastirliut: Ky është zjarr që të çon në burg

Me anë të një video të publikuar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka ballafaquar deklaratat publike të Kryeministrit Edi Rama, me dokumentet zyrtare të firmosura nga Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e PS.


“Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit. Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentet zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore. Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!”, shkruan Bardhi.

Në video tregohet Edi Rama që në një konferencë për shtyp, i pyetur nga gazetarët për tentativën për heqjen e koalicioneve, pohonte se: “Koalicionet nuk ndalohen, nuk mund të ndalohet dhe nuk do të ndalohen”.

Mirëpo, ndryshimi kushtetutës i miratuar në Komisionin e Ligjeve, ka riformuluar pikën 1, të nenit 68 të Kushtetutës, duke hequr fjalët “koalicionet zgjedhore të partive politike”.

Sipas Partisë Demokratike, edhe Raporti zyrtar i përbashkët i Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, që është firmosur nga Kryetari i Kuvendit dhe 4 relatorët, konfirmon gënjeshtrën e Edi Ramës.

Në faqen 24 të këtij Raporti, të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit thuhet se: “Heqja nga përmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve “koalicionet zgjedhore” do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë më subjekte zgjedhore…….Nismëtarët kërkojnë përfshirjen në mekanizmin ligjor të listave të hapura dhe ky proces e bën të domosdoshme heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Ky qëllim realizohet plotësisht nga përmbajtja e fjalisë së parë….”.

Sipas këtij sqarimi zyrtar, ndryshe nga sa pohon publikisht Kryeministri Edi Rama, koalicionet parazgjedhore hiqen dhe nuk lejohen të jenë subjekte zgjedhore. Më poshtë edhe Raporti i plotë zyrtar i Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, i firmosur nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Opozita e ka konsideruar këtë ndërhyrje të njëanshme në Kushtetutë si prishje të marrëveshjes së 5 Qershorit, ku është rënë dakord, që partitë politike të krijojnë koalicione parazgjedhore dhe që partitë pjesëtare të një koalicionit të mund të garojnë me lista shumemërore të veçanta.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Autori me maskë anti-Covid, pistat që po hetohen për vrasjen e “Rramanit”

VIDEO/ Pamjet e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit

Koronavirusi/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore, intubohet mjeku

Koronavirusi në Shqipëri/ Katër viktima dhe 119 raste të reja

COVID/Krizë ushqimesh në Korenë e Veriut, qeveria-qytetarëve: Hani breshka

COVID/Krizë ushqimesh në Korenë e Veriut, qeveria-qytetarëve: Hani breshka
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com