Gazment Bardhi nga Malësia e Madhe i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 20 Shkurtit.
Bardhi ka theksuar se protesta është thirrur “kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet.
Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se kjo protestë sipas tij nuk është vetëm e demokratëve të bashkuar, por është reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.
“20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri. Me këtë mesazh, i kërkova banorëve të Malësisë së Madhe që të na bashkohen ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë.
Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane”, tha Bardhi./Opinion.al