Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi mori pjesë sot në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.
Përmes një postimi në rrrjete sociale, ai ka ndarë disa foto dhe thotë se takoi miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndau pikëpamjet për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
Pjesmëmarrja e Presidentit Donal Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.
Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bardhi.