Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi: Kandidatura e kunatit të Xhafaj po bllokon emërimin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg

2018/07/29 at 2:02 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi: Kandidatura e kunatit të Xhafaj po bllokon emërimin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, me anë të një deklarate për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të kapë edhe gjykatën e Strasburgut. Sipas tij, kryeministri ka kandiduar për të 5 herë kunatin e ministrit Xhafaj, pavarësisht refuzimeve, duke bllokuar kështu eërimin e një përfaqësuesi shqiptar atje.

Sipas Bardhit, Rama po tenton që të ketë në kontroll edhe gjykatën e Strasburgut, duke kandiduar njerëz të cilët i kontrollon vetë.

DEKLARATË E KËSHILLTARIT LIGJOR TË PD, GAZMENT BARDHI

Qeveria shqiptare ka krijuar një situatë të paprecedentë në marrëdhënien e shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke bllokuar prej 2 vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Bllokimi nga Edi Rama i emërimit të gjyqtarit në Gjykatën e Strasburgut po bëhet për të njëjtën arsye që ka bllokuar edhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Për Edi Ramën nuk mund të ketë drejtësi, nëse ajo nuk kontrollohet plotësisht prej tij nëpërmjet veglave të veta në sistemin e drejtësisë. Bllokimi është alternativa që ofron Edi Rama derisa të ketë siguruar kapjen e drejtësisë.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se bllokimi i emërimit të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut prej 2 vitesh bëhet për shkak se Edi Rama nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje.

Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.

Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut.

Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë.

Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë.

Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgut të personave të besuar dhe të kontrolluar prej tij, Edi Rama kërkon t’i përdorë ata si kamikazë në vendimmarrje të rëndësishme kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të drejtës së pronës në veçanti.

Partia Demokratike i konsideron kandidaturat e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgut si kandidatura tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhura në një proces të korruptuar politikisht.

Për Partinë Demokratike kjo nuk është drejtësia e pavarur që po kërkojnë qytetarët shqiptarë, një drejtësi që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese vendos: Erion Veliaj nuk shkarkohet, nuk ka zgjedhje në Tiranë

3 Nëntor, 2025 5:43 pm
“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën
Kryesore

“Kushtetuesja” vendosi pro Veliajt, Berisha: Harram Begaj dhe Edi Rama u palosën

3 Nëntor, 2025 5:20 pm
Para
Nëse këto 3 shenja horoskopi ju thonë “Të dua”, jeni me fat që i keni afër

Nëse këto 3 shenja horoskopi ju thonë "Të dua", jeni me fat që i keni afër

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve, toka do goditet çdo vit nga ekstreme atmosferike

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve, toka do goditet çdo vit nga ekstreme atmosferike

As gjoksi dhe as vithet, ja çfarë e çmend në të vërtetë një mashkull

As gjoksi dhe as vithet, ja çfarë e çmend në të vërtetë një mashkull

TE FUNDIT

Horoskopi, 4 nëntor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
4 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi...

Lexo më shumë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkikut të Tiranës është duke u diskutuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com