Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur PS për SPAK.
Ai ka thënë se e mbështesin pa rezerva SPAK-un.
Sipas tij, PS bën politikë me drejtësinë sa herë që SPAK i godet.
“Shkoni e pyesni Edi Ramën, për llogari të kujt oligarku e goditi SPAK për portin e Sarandës. PD nuk bën politikë me SPAK. Jeni ju të PS, që bëni politikë me drejtësinë sa herë ju godet. Ju jeni hipokritë përballë drejtësisë. Ne e mbështesim pa rezerva SPAK”, tha Bardhi.