Vijojnë tensionet mes mzhorancës dhe opozitës në ambientet e Kuvendit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka bllokuar rrugën kryeparlamentares Lindita Nikolla pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.
“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare ky është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.
Por teksa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej nuk është lejuar.
“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë për të ndaluar këtë të fundit.
“Është Parlamenti i popullit”, iu kthye Lindita Nikolla.
“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord. Të të vijë turp të të vijë”, tha Gazment Bardhi.