Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi dorëzon në SPAK dosjen “Xibraka”: Olsi Rama, pjesë e organizatës kriminale të laboratorit të drogës

2024/03/29 at 2:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet për kryetar të PD, Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në SPAK provat të bëra publike ditën e djeshme, të cilat lidhin vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë.


Përmes një reagimi, Bardhi tha se nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës.

Ai ka bërë kërkesë për nisjen e hetimeve penale ndaj tij, për përfshirjen në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës.

“Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.

Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjendjen në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvillojë një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.



Ju sugjerojmë

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
Aktualitet

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

16 Maj, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

16 Maj, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

16 Maj, 2025 8:11 am
Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Para
Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit!

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në drejtësi duhet t’i drejtohet qytetarit!

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shqipëri 34-vjeçari nga Kosova

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shqipëri 34-vjeçari nga Kosova

Ministrat e BE-së do të takojnë diplomatët e lartë izraelitë dhe palestinezë

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit lidhur me Këshillin e Evropës
















TE FUNDIT

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota

‘Me vizatimet e fëmijëve’/Rama: Shtëpia e Europës ku sot do mbajë sytë e gjithë bota
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot, 16 Maj 2025

Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
16 Maj, 2025

Për ditën e premte moti do jetë i paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira mesatare deri të dendura në të githë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 16 maj 2025

Horoskopi, 27 korrik 2023
16 Maj, 2025

Dashi Duket se ndikimi negativ i yjeve është zbehur dhe sot pritet një ditë më e qetë, që do të...

Lexo më shumë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com