Është shoqëruar me tensione mbledhja në Komisionin e Medias që drejtohet nga demokratja Flutura Açka, mbështetëse e grupimit të Lulzim Bashës.
Deputetët e Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë tentuar të bllokojnë edhe këtë komision.
Bardhi dhe Noka i kërkuan Açkës të ndërpresë mbledhjen dhe të “mos t’i shërbejë Edi Ramës”, siç thanë ata.
“Mos u bëni fasadë, ngri zërin për komisionet hetimore. Ngri zërin për të drejtat e opozitës. Në atë karrige je aty me votat tona. Leji deklaratat, përrallat e Edi Ramës o Flutura. Je me votën time aty, nuk je me votën e Evis Kushit. E kemi pasur përballë Evis Kushin. Po i shërben Edi Ramës. Turp. Fike mikrofonin tani. Turp se je dhe zonjë, ti shërbesh Edi Ramës. Për çfarë i bën këto skena tani”, ju drejtuan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Flutura Açkës.
Mes tyre pati edhe përplasje pasi deputetët Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat, dhe tentuan t’ia marrin me forcë mikrofonin Açkës.