Pas fitores 3-0 në mesjavë për Kupën e Mbretit, Barcelona ka mundur sërish Real Madridin në ndeshjen e 26-të të kampionatit spanjoll me rezultatin minimal 0-1.
Një gol i Rakitic në minutën e ’26 ka vendosur ndeshjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, duke i dhënë më shumë siguri Barcelonës në luftën për titull. Tashmë katalanasit ndodhen në kuotën e 60 pikëve, 10 më shumë se Atletico Madrid dhe 12 më shumë se Real Madrid./Opinion.al