Duket se nuk kanë të sosur problemet gjyqësore për futbollistët e Barcelonës. Tashmë një tjetërfutbollist, mbrojtësi Adriano, akuzohet nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal.
Ai është futbollisti i pestë në rradhët e Barcelones që akuzohet për një krim të tillë pas Messit, Neymar, Dani Alves dhe Mascheranos.
Adriano akuzohet se nuk ka deklaruar të ardhurat që ka fituar për të drejtat e imazhit gjatë viteve 2011 dhe 2012. Një total prej 646 mijë eurove mendohet të jenë fshehur nga braziliani.
Kujtojmë që Messi dhe babai i tij u dënuan me 21 muaj burg për mosdeklarimin e 4.1 miliion eurove, Mascherano u dënua me 1 vit burg për mosdeklarimin e 1.4 milion eurove dërkohë Neymar dhe Dani Alves janë ndërkohë në proces gjyqësor.