Përballja e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Juventusit, padyshim që ka qenë tepër emocionuese për Dani Alves. Futbollisti u transferuar verën e kaluar tek italianët, ndërsa dje u rikthyer për herë të parë si kundërshtar në tempullin “Camp Nou”.
pas përfundimit të ndeshjes, Alves ka përqafuar bashkë-kombësinë e tij, Neymar duke e ngushëlluar për humbjen.
“I thash që kështu është futbolli. I kam thënë atij që nuk doja të përballesha me Barcelonën për shkak të gjithë atyre që kemi kaluar, por në raste të tilla duhet të lësh ndjenjat mënjan.”- është shprehur Alves.
Juventus do të presë ditën e nesërme bashkë me Real Madrid, Atletico Madrid dhe Monaco për tu njohur me kundërshtarin e gjysmëfinaleve./opinion.al