Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Barazimi me Italinë do të ishte rezultat i shkëlqyer”, trajneri Cungu: Kombëtarja Shqiptare ka zero ngarkesë psikologjike

2024/06/13 at 6:33 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Barazimi me Italinë do të ishte rezultat i shkëlqyer”, trajneri Cungu: Kombëtarja Shqiptare ka zero ngarkesë psikologjike

Vetëm një ditë na ndan nga emocionet e Euro 2024. Tashmë çdo gjë duket se është gati për të mirëpritur ditën e nesërme ndeshjen e parë të këtij Europiani, atë mes Gjermanisë dhe Skocisë.

Për të folur më shumë lidhur me Euro2024 sa i përket formës së Kombëtares Shqiptare dhe pritshmërisë për këtë Europian në studion e Klan News ishte i ftuar trajneri Armando Cungu. Trajneri tha se Kombëtarja jonë duket e motivuar ku theksoi se skuadra nuk ka presion, pasi ndodhet në një grup me tre “kolosë të futbollit Botëror” dhe nuk mund të priten mrekulli.

Përkundrazi ai u shpreh se presioni më i madh është ndaj kundërshtarëve tanë pasi humbja ndaj Shqipërisë në logjikën sportive është e pafalshme. Sa i takon ndeshjes me Italinë, Cungu u shpreh se një barazim do të ishte një rezultat i shkëlqyer.

Armando Cungu trajner: Dëshira është e madhe, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe duhet të jemi shumë të sinqertë se kemi përballë një kolos të futbollit botëror siç është Italia, katër herë kampione e botës e cila ka nxjerrë ndër vite kampionë të mëdhenj si dhe trajner të mëdhenj. Në këto kushte është një shkollë futbolli që nuk është e lehtë për ta kapërdirë nga një vend si Shqipëria që nuk ka mundësi të mëdha, por kjo nuk na ndalon për ta provuar dhe për të bërë edhe surpriza. Unë jam i mendimit që një barazim do të ishte një rezultat i shkëlqyer.

Patjetër që mentaliteti duhet të jetë gjithmonë fitues. Nuk kemi shkuar në nivele sa për të kërkuar fitore me çdo kusht. Aq më tepër kundër këtyre ekipeve. Unë mendoj që grupi i ferrit është grup ferri, por në njëfarë mënyre na ka shkarkuar një farë bare të rëndë sa i përket presionit në ekip. Imagjino po të ishte në një grup me ekipe të tjera më të lehta, gjithë do të kërkonin maksimumin, pse jo edhe kualifikimin. E në këto kushte kundër këtyre kolosëve të futbollit botëror besoj se është shkarkuar ngarkesa e madhe psikologjike si trajnerit dhe lojtarëve dhe në këto kushte mendoj që të lozim futboll që të lejmë gjurmë. Kjo është e rëndësishme për mua. Dua të them në njëfarë mënyre sportistët, por edhe trajneri kanë njëfarë luksi sa i përket ngarkesës psikologjike, është zero tashmë.  

Ne kuptojmë që kemi tre ekipe shumë të forta siç është Italia, Spanja dhe Kroacia, pra kulmi i nivelit të futbollit botëror. Duhet të jemi të sinqertë dhe t’i pranojmë gjërat siç janë nuk mund të bëjmë mrekullira, por duhet të shohim kush jemi ne dhe kush janë kundërshtarët tonë. Ajo që na duhet në këto kushte është që i japim mundësi çdo sportisti për të shprehur vlerat e tyre më të mira në një kohë kur nuk ke asgjë për të humbur, ngarkesë psikologjikë apo presion jo vetëm nga rezultati apo nga media e opinioni sportiv. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për situatën dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për çdo lojtar për të shprehur vlerat e tyre më të mira. Kjo është një arsye që mund të na ndihmojë dhe të përfitojmë nga kjo situatë. Presioni në këtë situatë është ndaj kundërshtarëve tonë si Italisë, Kroacisë dhe Spanjës sepse është e pafalshme në logjikën sportive për të humbur pikë nga Shqipëria, pra ne nuk kemi asnjë lloj presioni apo kompleksi.

Ndërkohë ndër të tjera gjatë fjalës së tij trajneri Cungu foli edhe lidhur me listën në kombëtaren tonë për Euro 2024 ku cilësoi mungesën e Myrto Uzunit si një gjë jo të mirë. Ai shprehu vlerësimet edhe për lojtarët e tjerë të skuadrës të cilët janë pjesë e kombëtares.

Kujtojmë se Televizioni Kombëtar Klan do të transmetojë këtë vit ekskluzivisht 51 sfidat e Euro2024 që do të luhen në stadiumet më të mëdhenj të Gjermanisë, që nga ndeshja hapëse deri tek ngritja e trofeut më të rëndësishëm të futbollit europian.

Ju sugjerojmë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Para
Reforma ekonomike, protesta të dhunshme në Argjentinë

Reforma ekonomike, protesta të dhunshme në Argjentinë

Ambasadori i SHBA në Beograd: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Ambasadori i SHBA në Beograd: Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Mbi 2.7 milionë tifozë do ndjekin ndeshjet në stadiume, 22 mijë policë shërbim të pandërprerë

Mbi 2.7 milionë tifozë do ndjekin ndeshjet në stadiume, 22 mijë policë shërbim të pandërprerë

TE FUNDIT

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com