Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës, kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin Thumanë Kashar.
Ata thonë se janë bllokuar hyrjet dhe daljet me Tiranën.
Gjatë protestës, banorët kanë thënë se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit.
“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.