Banorët në fshatin Komsi të Bashkisë së Matit kanë gjetur ditën e sotme disa predha luftarake të paplasura në vendin e quajtur Fusha e Shkrirjes.
Predhat janë gjetur në një vend të hapur, ndërsa janë pikasur nga banorë të zonës të cilët kanë qenë në mal.
Zona njihet si vend ku dikur bëhej demontimi i municioneve luftarake që ndodheshin në repartin ushtarak i cili ndodhet në vendin e quajtur “Pylli i Kadiut”.
Prania e municioneve është rrezik për banorët e zonës të cilët e aksesojnë malin me bagëti apo për të mbledhur bimë medicinale.