Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banorët e Kievit në tre vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë

2025/02/24 at 5:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Kievit në tre vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë

Në përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në Ukrainë, banorët e Kievit shprehën pikëpamjet e tyre mbi situatën mes thellimit të pasigurve mbi angazhimin e administratës amerikane për të ndihmuar vendin e tyre të në luftën kundër forcave ruse.

Viktoriia Ilkovych, pedagoge në Universitetin Kombëtar të Kievit, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ndërprerja e luftimeve nuk është një vendim i mirë për Ukrainën, pasi kjo sipas saj, do të mundësonte grumbullimin e ushtrisë rus.

“Në afat të shkurtër, është një plus, por në një periudhë afatgjatë është një minus i madh për ne, duke pasur parasysh se me shumë gjasa do të humbasim plotësisht shtetësinë tonë”, thotë ajo.

Studentja Karyna Bui thotë se gjatë kohëve të fundit morali në Ukrainë është zbehur.

“Më duket se kjo është situata më e keqe në këto tre vite. Morali i shoqërisë nuk është i njëjtë, ka kaq pak besim sa ata që kanë mundësi të largohen po e braktisin vendin. Ata po ndërtojnë jetën e tyre diku jashtë”, thotë studentja 18 vjeçare.

Banori i Kievit, David Derevlianyi thotë se ukrainasit duhet të qëndrojnë të bashkuar, jo vetëm në kohë lufte por edhe në kohë paqeje.

“Sepse Rusia po përpiqet të përçajë popullin tonë. Jo vetëm këtu, shikoni Rumaninë, Gjermaninë, të gjitha vendet e Evropës dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara. Pra, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për vendin tonë, për flamurin dhe komunitetin tonë dhe për të gjithë botën e lirë”, thotë ai.

Ukrainasit shprehën mbështetje për Presidentin Volodymyr Zelensky dhe bindjen se vendi i tyre do të mbizotërojë.

“Ukraina nuk është një vend që mund të pushtohet në tre ditë. Rusët nuk kanë arritur të na thyejnë për 300 vite. Janë munduar por nuk ja kanë arritur” , thotë për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ Yevheniia Bondini, banore e Kievit.

Mijëra civilë kanë vdekur në luftë, shumica dërrmuese e tyre ukrainas.

Presidenti Volodymyr Zelensky u tha ukrainasve të hënën se është krenar me heroizimin që ata kanë treguar. Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur zotin Zelensky një ‘diktator’ dhe e ka paralajmëruar atë se duhet të lëvizë me shpejtësi, për të arritur paqen me Rusinë, ose në të kundërtën rrezikon të humbasë vendin e tij.

Ndryshimi i tonit të Shteteve të Bashkuara, mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës, ka alarmuar zyrtarët evropianë dhe ka ngjallur frikën se Kievi mund të detyrohet të arrijë një marrëveshje paqeje që favorizon Presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë se mbështes Zelenskyn si President të Ukrainës. Në kohë luftë ne jemi të bashkuar, të gjithë e mbështesim Presidentin tonë”, thotë Andrii Oleniuk, banor i Kievit.

Një banore tjetër uron që lufta të përfundojë së shpejti.

“Ky është vendi ynë, toka dhe territori ynë. Duam që lufta të përfundojë sepse nuk na ka mbetur më forcë”, thotë Inna Zaitseva, banore e Kievit.

Të dielën, në prag të përvjetorit të tretë të luftës, zyrtarët ukrainas thanë se Rusia sulmoi gjatë natës me 267 dronë, më shumë se në çdo sulm tjetër të vetëm nga fillimi i luftës./VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Kosovë/ Kompanitë energjetike kërkojnë rritjen e çmimit të rrymës

Kosovë/ Kompanitë energjetike kërkojnë rritjen e çmimit të rrymës

Nga marrëveshja e emigrantëve me Melonin tek investimet e dhëndrit të Trump në Shqipëri, Rama flet për median greke

Nga marrëveshja e emigrantëve me Melonin tek investimet e dhëndrit të Trump në Shqipëri, Rama flet për median greke

“S’jam mësuar të jetoj pa të”, Edlira Çepani përshkruan 5 muajt pa Gerti Bogdanin: Një ëndërr e keqe që s’po mbaron…

“S’jam mësuar të jetoj pa të”, Edlira Çepani përshkruan 5 muajt pa Gerti Bogdanin: Një ëndërr e keqe që s’po mbaron…

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com