Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka Botërore thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të përballueshme për popullatën

2023/09/21 at 3:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Banka Botërore thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të përballueshme për popullatën

Banka Botërore i bën thirrje Shqipërisë dhe 21 vendeve të tjera të Europës dhe Azisë Qendrore për një ristrukturim rrënjësor të sektorit të ngrohjes me qëllim ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme për popullsinë e këtyre vendeve, veçanërisht për shtresat më të cenueshme, dhe pakësimin e përdorimit të karburanteve me emetime të larta të karbonit ne një raport te fundit Drejt një Tranzicioni të Qendrueshëm të Ngrohjes në Europë dhe Azinë Qendrore.


Raporti konstaton se për shkak të investimeve të pamjaftueshme, sektori i ngrohjes në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore shpesh ofron shërbime me cilësi të ulët, nuk arrin të rikuperojë plotësisht kostot e tij, shkakton pasoja të rënda në mjedis dhe cilësinë e jetës së njerëzve.

Rreth 30% e popullsisë së rajonit, kryesisht në zonat urbane, merr shërbim nga ndërmarrjet komunale të ngrohjes qendrore, të cilat mbështeten kryesisht tek lëndët djegëse fosile të subvencionuara, kanë infrastrukturë të vjetëruar dhe qëndrueshmëri të dobët financiare.

Në zonat rurale, pjesa dërrmuese e familjeve përdorin soba ose bolierë me dru ose qymyr me ndotje të lartë. Të marra së bashku, këto burime karburanti shkaktojnë nivele të larta të ndotjes së ajrit që çojnë në rreth 302,000 vdekje dhe shkaktojnë një kosto të mirëqenies prej 7% të PBB-së në vit. Për shkak edhe të numrit të madh të ndërtesave të vjetra dhe me inefiçencë energjetike, kosto e lartë mbetet shqetësim pasi një e treta e popullsisë së rajonit e ka të vështirë të paguajë faturat e ngrohjes apo të sigurojë ngrohje të mjaftueshme në shtëpitë e tyre.

Raporti Drejt një Tranzicioni të Qendrueshëm të Ngrohjes në Europë dhe Azinë Qendrore, thekson nevojën urgjente për të siguruar ngrohje efiçente, të pastër dhe të përballueshme për të gjithë. Arritja e objektivit për emetime neto zero në rajon deri në mesin e shekullit kërkon transformim drastik të sektorit, i cili përbën sot rreth 24% të kërkesës rajonale për energji dhe është përgjegjës për rreth 22% të emetimeve të gazrave serrë (GHG).

“Tranzicioni drejt ngrohjes së qëndrueshme është një objektiv që vendet e Europës dhe Azisë Qendrore nuk duhet ta shtyjnë më tej”, tha Antonella Bassani, Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. “Duke miratuar politika dhe programe qeveritare të përshtatshme, me subvencione drejt teknologjive më të pastra dhe më efiçente të ngrohjes, vendet do të mundin që brenda kësaj dekade të arrijnë uljen e kërkesës për ngrohje, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe pakësimin e emetimeve.”

Sipas raportit, tranzicioni drejt ngrohjes së qëndrueshme në rajon mund të ulë ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe humbjet në mirëqenie si rezultat i ndotjes, si dhe mund të ofrojë një vizion të qartë për pakësimin e emetimeve të GHG. Ky tranzicion do të shmangte emetimin e rreth 8.9 gigatonëve të CO2 nga sistemet e ngrohjes lokale në të ardhmen për ndërtesat e periudhës 2024-2050. Raporti rishikon statusin dhe tendencat e sistemeve të ngrohjes lokale në të gjitha vendet, identifikon barrierat dhe sfidat e përbashkëta rajonale për ngrohjen e qëndrueshme, vlerëson alternativat e ndryshme të ngrohjes (përfshirë karburantet, teknologjitë dhe kostot) dhe propozon një kornizë me politika dhe programe për planifikimin e qeverisë dhe tranzicionin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e mëdha me të cilat përballet sektori i ngrohjes në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore. Qëllimi ynë është t’i pajisim politikëbërësit me njohuri të bazuara në të dhëna dhe zgjidhje të bazuara në veprime për të çuar përpara tranzicionin e ngrohjes së qëndrueshme, duke përmirësuar jetën dhe mirëqenien e popullsisë së rajonit” tha Charles Cormier, Drejtori Rajonal i Infrastrukturës në Bankën Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. “Me prezantimin e teknologjive dhe qasjeve tashmë të testuara, vendet kanë bërë një progres relativisht të dukshëm, por këto përpjekje ende nuk janë në shkallën që të përmbushin objektivat për emetime neto zero deri në mes të shekullit.”

Raporti propozon një strategji me tri shtylla ku qeveritë mund të mbështeten për të strukturuar në mënyrë sa më efikase planet e tyre të tranzicionit:

  1. Ulja e kërkesës për ngrohje përmes efiçencës së energjisë në ndërtesa. Për këtë duhet të zbatohen ligje më të rrepta për ndërtimet e reja dhe të përshpejtohet procesi i rinovimit të ndërtesave ekzistuese. Këto përpjekje mund të përgjysmojnë kërkesën për ngrohje deri në vitin 2050, duke e bërë tranzicionin shumë më pak të kushtueshëm për qeveritë, bizneset dhe familjet.
  2. Forcimi dhe dekarbonizimi i ngrohjes qendrore në zonat urbane me dendësi të lartë, aty ku është e mundur. Për këtë është e nevojshme të përmirësohen sistemet ekzistuese të ngrohjes qendrore dhe kalimi në përdorimin e burimeve më të pastra të energjisë si panelet diellore, burimet gjeotermale, nxehtësia e lëshuar nga mbetjet dhe biomasa e qëndrueshme. Aty ku ngrohja qendrore nuk funksionon mirë apo përdorimi i saj nuk është më ekonomik, mund të nevojitet kalimi i menaxhuar në sistemet individuale të ngrohjes.
  3. Promovimi i sistemeve të pastra të ngrohjes individuale në zona me dendësi të ulët. Për këtë nevojiten studime që të identifikohen alternativat për ngrohje të qëndrueshme dhe me efiçencë ekonomike, si pompat e nxehtësisë ose kaldajat ekologjike me pelet, dhe promovimi i tyre përmes politikave dhe programeve të caktuara.

Duke përqafuar këtë qasje gjithëpërfshirëse, qeveritë e vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore mund të bëjnë investime efikase, të përballueshme dhe të përshtatshme për vendet e tyre, të cilat do të kontribuonin për një tranzicion të qëndrueshëm të sistemeve të ngrohjes./Monitor

 



Ju sugjerojmë

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
Aktualitet

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

4 Qershor, 2025 5:18 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

4 Qershor, 2025 5:15 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

4 Qershor, 2025 4:51 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Osmani: Kemi gati ligjin për heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, por duhet konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë do të caktohet në ditët në vijim

4 Qershor, 2025 4:39 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Korrupsion dhe pastrim parash në tenderat publikë/SPAK çon për gjykim 22 persona

4 Qershor, 2025 4:39 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë
Aktualitet

SPAK nis hetimin për trafikun e drogës nga Dritan Rexhepi

4 Qershor, 2025 4:21 pm
Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..
Aktualitet

Tafani flet për tentativën për të vrarë avokatin në Lushnje: Ndihmonte hasmin e..

4 Qershor, 2025 4:20 pm
Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës
Te Fundit

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE: Gati t’i bashkohet eurozonës

4 Qershor, 2025 4:14 pm
Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez
Aktualitet

Arrest shtëpie për pronarin e Jet Ski-së ku humbi jetën turisti anglez

4 Qershor, 2025 4:07 pm
Para
Shpërthen gazsjellësi në Rumani, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Shpërthen gazsjellësi në Rumani, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Greqi/ Tufa e deleve ha rreth 100 kg kanabis

Greqi/ Tufa e deleve ha rreth 100 kg kanabis

Njoftimi i çuditshëm i Vuçiç: Fjalimi im në OKB mund të ndërpritet

Njoftimi i çuditshëm i Vuçiç: Fjalimi im në OKB mund të ndërpritet
















TE FUNDIT

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi

Eurodeputeti: Shqipëria nuk mund të ecë drejt BE me zgjedhje të kapura nga krimi
4 Qershor, 2025

Delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha zhvilloi një takim të rëndësishëm me eurodeputetin Michael...

Lexo më shumë

Tarifat e SHBA: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
4 Qershor, 2025

Dyfishimi i tarifës amerikane për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit hyri në fuqi të martën. Presidenti i SHBA-së,...

Lexo më shumë

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet sërish i pafajshëm
4 Qershor, 2025

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
4 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com