Sali Berisha deklaroi sot se situatë e rëndë kriminale është edhe në Shkodër dhe jo vetëm në Elbasan. “Po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, sundimin e plotë të qeveritarëve të drogës dhe krimit. Në këtë kontekst dua të ju them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë ne strehë, më agresive është në Shkodër”, tha Berisha në një deklaratë për mediat përpara parlamentit.
Sipas berishës, nga ky qytet po ikin bizneset. “Po ia dorëzojnë biznesin krimit. Trafikantët bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit”, tha ai.
“Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Deklarata ime është kjo: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar i cili është Edi Rama. Çdo deklarata e tij, nuk e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e meduzës”, vijoi ish-kryeministri.
Për mua, kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama. Nëse flasim për krimin, duhet të flasim për Edi Ramën.