Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banda e Admir Tafilit, Qefalia nga qelia: ja torturat që më bëri policia

2016/07/30 at 9:42 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Banda e Admir Tafilit, Qefalia nga qelia: ja torturat që më bëri policia

Alfred Qefalia i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ka folur për “Gazeta Shqiptare” në lidhje me akuzat që ka ngritur i penduari i drejtësisë Kristi Pine, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë.


Para dy javësh, Kristi Pine, sapo ka hyrë në sallën e gjyqit u ndal drejt kafazit ku qëndronin të pandehurit Alfred Qefaliaj, Dritan Peksani dhe Klajdi Shermadhi dhe u drejtua me fjalët “Përse më shikon, ke një muaj që po më spiunon” dhe ka ofenduar në drejtim të tyre. Asnjë nga të pandehurit nuk reagoi për faktin se askush nuk e kuptoi se kujt ju drejtua Kristi Pine me këto fjalë.

Alfred Qefalia ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat që pretendon Pine dhe se ai ka fakte për këtë. Qefalia ka shtuar se drejtues të lartë të policisë e kanë kërcënuar, ndërsa tha se ai është dhunuar dhe për vepra që s’ka pasur lidhje.

“Më kanë thyer brinjët dhe do i kërkoj gjykatës të më rregullojë brinjët se më kanë rrahur dhe më kanë degjeneruar nuk mund të fle gjumë”, ka deklaruar ndër të tjera Qefaliaj.

Para dy javësh sapo ka hyrë në sallën e gjyqit Kristi Pine dhe u drejtua nga kafazi ku ishit ju, Dritan Peksani dhe Klajdi Shermadhi dhe ju ofendoi me pretendimin se e keni spiunuar, keni një ide se cilit ju drejtua? Nuk e di fare, madje nuk e kuptova as unë as të tjerët se çfarë tha. Po pyesnim njëri-tjetrin se nuk kuptuam asgjë. Ai nuk është mirë ka futur 20 veta në burg dhe thotë që më përgjoni. Ai mund ti drejtohet gjithkujt. Po ta shohësh edhe tek letrat që unë kam këtu ai e ka të shkruar e ka deklaruar vetë se ka pirë ilaçe ose kokrra.

Ju e njihnit më parë Kristi Pinen?

Jo jo, hera e parë që unë e kam parë atë ka qenë në gjykatë, nuk e kam njohur më parë.

Kristi Pine ka deklaruar se ju njiheshit dhe se jeni prezantuar nëpërmjet Admir Tafilit?

Po jam në dijeni se e ka përmendur emrin tim në prokurori. Unë e kam njohur në gjykatë dhe të gjitha ato akuza që i kanë publikuar edhe mediat nuk janë të vërteta. Unë kam fakte dhe prova fatmirësisht për ti faktuar.

Çfarë faktesh keni?

Ambienti ku unë jam arrestuar ka pasur kamera dhe gjatë orareve që ai më akuzonte për ato vepra janë vërtetuar pasi janë marrë serverat e kamerave dhe nga kamerat është vërtetuar që unë nuk kam qenë aty duke shpëtuar nga veprat e tjera. Ai ka gënjyer shumë.

Ju akuzoheni për veprën penale të vrasjes e mbetur në tentativë? Unë akuzohem për dhënie ndihme në një plagosje. Ndaj kujt?

Ndaj Edmond Çakmashit, kjo është e vetmja akuzë. Po këto dërdëllisin gjithë ditën, kjo është e vetmja akuzë vrasje e mbetur në tentativë, por s’e kam bërë unë dhe pse ai ka deklaruar se e kam bërë unë. Por të gjitha do ti shpjegoj me letra. Këta thanë për mua se më kanë kapur për bombën që iu vu babait të Sajmir Tahirit, por fati im i mirë kanë qenë kamerat që vërtetonin të kundërtën.

Kush i ka lëshuar këto akuza?

Kristi Pine, por nuk kam lidhje me akuzat që ai ka lëshuar ndaj meje. Vetëm për akuzën e plagosjes prokuroria më akuzon pasi për të tjerat është e faktuar nga kamerat. Mua më kanë vënë gjithë këto akuza pa fakte e pa prova. Unë kam pasur presion të tepërt nga drejtues të lartë të policisë së shtetit që do të vrasim familjen.

E di ti se kush janë këto drejtues që të kanë kërcënuar?

Normal që të gjithë, (përmend emrat) kanë qenë shumë policë rreth 50 policë tek koka dhe më kanë bërë tortura.

Çfarë presionesh keni pasur konkretisht?

Më kanë torturuar, më kanë degjeneruar, nëse i ke parë dhe fotot unë nuk njihem nga fotot më shtrembëruan nga dhuna dhe brinjët i kam të thyera nga torturat e nuk mund të fle gjumë. Seancën në vazhdim do i kërkoj gjykatës të më rregullojë brinjën që më kanë thyer, nuk di si ta shpjegoj se çfarë të rrahur më kanë bërë. Shpresoj që gjykata të ma miratojnë kërkesën. Më kanë rrahur kot më kanë rrahur për bombën që iu vu babait të Saimir Tahirit që aty nga kamerat kuptohet qartë që unë nuk kam lidhje.



Ju sugjerojmë

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

8 Dhjetor, 2025 10:20 am
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Trump: Zelensky nuk është gati të pranojë marrëveshjen e paqes të hartuar nga SHBA

8 Dhjetor, 2025 9:42 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

8 dhjetori, Begaj: Lëvizja studentore i hapi rrugën Shqipërisë evropiane

8 Dhjetor, 2025 9:26 am
8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Para
Akuzat për prostitucion, reagon parukierja: E sajuar, ja e vërteta

Akuzat për prostitucion, reagon parukierja: E sajuar, ja e vërteta

Frédéric Martel: “Galaksia e mediave sociale është e pakontrollueshme”

Frédéric Martel: “Galaksia e mediave sociale është e pakontrollueshme”

Je perverse, budallaqe, një Hirushe e vërtetë…

Je perverse, budallaqe, një Hirushe e vërtetë…

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
8 Dhjetor, 2025

Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit...

Lexo më shumë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
8 Dhjetor, 2025

Zbardhen detaje të reja nga arratisja spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali të 41-vjeçarit shqiptar...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
8 Dhjetor, 2025

Partitë politike në Kosovë, të dielën para mesnatës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e tyre garuese për...

Lexo më shumë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com