Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banda e Admir Tafilit/ Flet nga qelia Alfred Qefalia: Ja si u përfshiva në tentativën për vrasje të Edmond Cakmashit

2016/08/08 at 10:40 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Banda e Admir Tafilit/ Flet nga qelia Alfred Qefalia: Ja si u përfshiva në tentativën për vrasje të Edmond Cakmashit

Alfred Qefalia, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, ka folur për “Gazeta Shqiptare”. Në një bisedë me të nga burgu 302 “Mine Peza”, Qefalia ka folur për dënimet që ka bërë dhe në lidhje me akuzat që ka ngritur i penduari i drejtësisë Kristi Pine, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë.


Qefalia ka folur edhe për jetën e tij në burg, çfarë e ka shtyrë atë që ka kryer disa vepra për të cilat ka marrë dhe dënimin dhe se si e mendon jetën kur të jetë i lirë jashtë kafazit.

Ju akuzoheni për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë?

Po, e di. Unë akuzohem për dhënie ndihme në një plagosje, por nuk është aspak e vërtetë, nuk kam lidhje me atë ngjarje. Para se të më arrestonin, unë isha person i shpallur në kërkim, pasi më akuzonin se kisha lidhje me arratisjen e të burgosurve në Burgun e Drenovës. Edhe për këtë akuzë nuk kam gisht. E pranoj, makinën time ia dhashë një shoku miqësisht, por nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Ai ma kërkoi makinën e unë ia dhashë, edhe pse më akuzuan se jam organizator i arratisjes së të burgosurve, po e them me pastërti se nuk kam lidhje.

Pra ti nuk e dije se do bëhej një arratisje; po makinën, përse ia dhe shokut, për çfarë arsyeje?

Unë e kisha shok, ma kërkoi makinën e ia dhashë, nuk e mendova kaq gjatë. E them me pastërti, s’ka lidhje fare. Edhe pse jam dënuar nga gjykata e Korçës me 8 vite heqje lirie, unë do e apeloj çështjen dhe do e çoj deri në Strasburg pasi nuk kam gisht. Kur më arrestuan e më thanë që po akuzohem për vrasje të mbetur në tentativë, as vetë nuk e besova, mendova me vetë se, po të isha duke kryer dënimin që më dha gjykata e Korçës, nuk do isha akuzuar fare.

Ti, e njeh Edmond Çakmashin, personin që ju akuzoheni se keni dashur ta vrisni?

Jo, nuk e njoh. Emrin e tij e mësova kur u arrestova. S’kam lidhje fare.

Ku ishit ju ditën kur ndodhi kjo tentativë vrasjeje?

Nuk e mbaj mend. Unë u arrestova pas 6 muajsh. Nuk e mbaj mend vërtet, pasi askush nuk e di se ku ka qenë para 6 muajsh.

E kishe dëgjuar nga mediat për këtë tentativë?

Jo, pasi nuk shikoja televizor. Çdo gjë e mësova kur u arrestova.

Po Kristi Pinen, e njihni?

Jo jo, hera e parë që unë e kam parë atë ka qenë në gjykatë.

Nuk e ke pas njohur më parë? Kristi Pine ka deklaruar se ju njiheshit dhe se jeni prezantuar nëpërmjet Admir Tafilit…

Po, jam në dijeni se e ka përmendur emrin tim në prokurori. Unë e kam njohur në gjykatë dhe të gjitha ato akuza që i kanë publikuar edhe mediat nuk janë të vërteta. Unë kam fakte dhe prova, fatmirësisht, për t’i faktuar. Madje kam këtu edhe dokumentet që i penduari i drejtësisë, siç pretendon, ka dhënë dy deklarata që s’kanë lidhje fare me njëra-­tjetrën (tregon dokumentet). Në dokumentet ku Kristi Pine ka dëshmuar para prokurorëve thuhet: “Më datë 10.04.2014 unë jam liruar nga burgu dhe më datë 11.04.2014 unë kam shkuar në I.E.V.P Mine Peza Tiranë për të takuar Admirin sepse kisha marrë vesh se ishte transferuar në atë burg. Unë mora një vërtetim nga zyra e gjendjes civile në Elbasan që të vërtetonte se unë me Admirin ishim djem tezesh dhe siç e shpjegova më lart kam shkuar te burgu 302 dhe jam futur në takim me Admir Tafilin. Dhe, duke qenë se ishte polici i burgut prezent gjatë takimit, kemi bërë biseda familjare. Gjatë bisedës Admiri më ka thënë të takoja atë presonin që e kishte ndihmuar të arratisej dhe se i kishte dhënë numrin tim. Unë e kuptova që bëhej fjalë për shtetasin Alfred Qefalia, sepse ai e kishte ndihmuar të arratisej dhe ishte ende në kërkim. Më pas unë me Admirin jemi përshëndetur dhe unë kam dalë nga burgu. Pas disa momentesh më ka ardhur një SMS nga një numër të cilin nuk e njihja. Në këtë SMS dikush më shkroi ‘Jam F’ dhe më tha që të shkoja në afërsi të gjykatës, ku do ta dalloja se ishte veshur me një xhaketë të verdhë. Pasi kam shkuar aty, kam dalluar Alfred Qefalinë nga xhaketa e verdhë. Ai ishte i ulur në tavolinë me një person tjetër, i cili u prezantua si Beni dhe ishte avokat. Unë qëndrova rreth një orë aty në tavolinë, ku kam dëgjuar se Alfredi dhe avokati bisedonin në lidhje me akuzën që ishte ngritur ndaj Alfredit, ngaqë kishte ndihmuar Admirin të arratisej. Alfredi irritohej ndonjëherë dhe i thoshte avokatit të fliste me prokurorin dhe nëse prokurori nuk dëgjonte, Alfredi do t’i vinte ndonjë bombë prokurorit. Unë më pas jam përshëndetur me Alfred Qefalinë dhe personin tjetër dhe jam larguar”. Ndërkohë, po Kristi Pine ka deklaruar tjetër gjë para prokurorëve. (Lexon dokumentin) “Unë kam dalë nga burgu më datë 10.04.2014 dhe më datë 11.04.2014 unë kam shkuar në Tiranë të I.E.V.P 302 te Mine Peza Tiranë për të takuar Admir Tafilin. Aty më priste shtetasi Elson Merdani. Ky person është kunati i Admirit, pasi motra e Elsonit që quhet G… është bashkëshortja e Admirit. Unë më pas jam futur brenda ambienteve të I.E.V.P 302 për të takuar Admiri Tafilin, ndërsa në takim me mua ka qenë edhe një djalë tjetër që nuk më kujtohet, por mund të jetë shok i Admirit. Më pas unë kam dalë nga takimi dhe kam takuar sërish Elson Merdanin. Unë dhe Elsoni kemi shkuar në afërsi të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe në një lokal aty jemi takuar me shtetasin Alfred Qefalia, i cili ishte me avokatin e tij. Alfredin mua ma ka prezantuar Elsoni, i cili më ka thënë se Alfredi ishte shoku ynë. Unë Alfredin e kisha dëgjuar si emër nga Admiri, i cili më kishte thënë se Alfredi ishte organizatori i arratisjes së tij nga burgu i Drenovës dhe gjithashtu kishte vendosur eksplozivin te lokali te rruga “Budi”. Alfredi gjatë bisedës fliste me avokatin e tij të quajtur Beni dhe i thoshte këtij të fundit të fliste me prokurorin e Korçës që ai të mbyllte çështjen duke i dhënë ‘para’, se përndryshe, në qoftë se nuk pranonte paratë, do t’i vinte tritol në shtëpi ose në makinë. Aty kam mësuar nga Alfredi se biseda për arratisjen e Admir Tafilit nga Drenova ishte bërë nga Alfredi në qytetin e Shkodrës për të futur një frigorifer në burg dhe në frigorifer personi që e kishte montuar kishte futur një pistoletë, një automatik kallashnikov, një sasi eksplozivi dhe një palë pinca. Më pas një person nga Korça, i cili është vëllai i një të dënuari për vrasjen e një basketbollisti në Korçë, ka folur me shefin e policisë së burgut të Drenovës dhe i ka paguar këtij të fundit 23.000 (njëzet e tre mijë) euro për futjen e këtij frigoriferi në emrin e një të dënuari tjetër disa ditë përpara zgjedhjeve, përpara 23 qershorit të 2013­ës. Unë nuk e di se në emër të kujt ishte futur frigoriferi. Pas rreth 1 ore jemi çuar të gjithë nga tavolina, ku Elsoni dhe avokati i Alfredit janë larguar në këmbë, ndërsa unë dhe Alfredi jemi larguar me taksi, ku unë kam zbritur në afërsi të ‘Farmacisë greke’. Unë më pas kam shkuar në Elbasan me një furgon. Gjatë atyre ditëve unë flisja shpesh në telefon me shtetasin Elson Merdani”. E kuptove tani se çfarë thotë i penduar Kristi Pine?! Në një deklaratë, dy gjëra të ndryshme! Më the që përpara hetuesve Kristi Pine ka deklaruar se keni qenë me një avokat të quajtur Beni. E njihni këtë avokat? Jo, s’kam pasur kurrë avokat me emrin Beni. T’i lexova deklaratat që ta dijë dhe opinioni që Kristi Pine një herë thotë që ‘me Alfredin më ka prezantuar Elson Merdani’, një herë ‘jam njohur vetë, nga veshja që ai kishte’. Një herë thotë ‘e kam takuar vetë’ dhe një herë ‘e kam takuar me Elson Merdanin’. Pra ai po gënjen, s’ka asgjë të vërtetë në ato çfarë thotë ai. Është shumë kontradiktor në ato çfarë thotë, është i çmendur përfundimisht. Dua të të them edhe diçka. Kristi Pine ka deklaruar para prokurorëve se ai ka qëlluar shtetasin Edmond Çakmashi ndërsa dua të të lexoj dhe ekspertizën që thotë: “Në analizë të këtij momenti teknik për mjetet të cilat janë evidentuar në vendngjarje dhe që kanë sjellë pasojë në fjalë, rezulton se në ngjarje janë përdorur dy armë(gëzhojat kalibër 9 mm dhe predhat kalibër 7.65 mm)”. Pra e kupton?! Ekspertiza thotë tjetër gjë, ai ka deklaruar tjetër gjë. Ekspertiza është bërë nga shteti. Ai nuk është i penduar; këtë status e mban kot. Ka futur në burg persona që s’kanë lidhje fare. Është absurde se si mund të besohet ai person.

Nga i more ti këto dokumente?

M’i kanë sjellë këtu në burg. Pra ju pretendoni se nuk keni gisht në lidhje me këtë ngjarje? Nuk kam fare gisht, po mbahem kot. E pranoj, kam qenë i dënuar më parë për vjedhje, që e kam bërë kur kam qenë 19 vjeç, dhe një herë tjetër më kapën në shtëpi me heroinë, por kam kryer dënimin; i kam bërë ato gabime dhe vuajta dënimin që mora nga gjykata. Po për gjëra që s’i kam bërë të mbahem brenda?! Më kanë akuzuar se i kam vënë bombën babait të Saimir Tahirit, por fati im i mirë kanë qenë kamerat që vërtetonin të kundërtën. Por këtu funksionon: ke qenë i dënuar më parë dhe hajde të të fusim brenda që të mos e lëmë veprën pa autor.

Ju keni deklaruar se jeni kërcënuar; e vërtetë është kjo?

Po, shumë e vërtetë. Kam pasur presion të tepërt nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit: ‘Do të të vrasim familjen’. Madje më kanë torturuar të firmosja letrat edhe për akuza që ishin pa autor dhe më kanë thënë që, ‘firmos edhe veprat pa autor, se do bësh 5 vite burg e do të ndërrojmë identitet ty dhe familjes, dhe më pas do ju largojmë nga Shqipëria që të jeni të sigurt’. Por unë s’mund të marr përsipër asgjë që nuk kam bërë. Edhe për akuzën se jam organizator i arratisjes së burgut të Drenovës, edhe për këtë akuzë, “vrasje e mbetur në tentativë”, që shpresoj të hidhet poshtë, unë kërkoj pafajësi.

Më the që je futur që 19 vjeç në burg dhe sot je 33 vjeç; çfarë të shtyu të kryeje vjedhjen?

Isha i ri, 19 vjeç, adoleshent, e mora si lojë të them të drejtën.

A je i penduar?

E gjithë rinia jote të ka ikur në burg… Jam penduar shumë për dy veprat e para, pasi e përsëris, për dy akuzat, si organizator i arratisjes së burgut të Drenovës dhe për vrasjen e Edmond Çakmashit nuk kam lidhje.

E ke menduar se çfarë do bësh kur të dalësh nga burgu?

E kam menduar, po. Do krijoj familjen time dhe do t’i përkushtohem asaj. Sigurisht, pa lënë mënjanë edhe prindërit e mi.

Po me çfarë do merresh, e ke menduar?

Nuk më pëlqen të bëj plane, por dëshirë kam që të hap një dyqan timin e të angazhohem me të. GAZETA SHQIPTARE

Etiketa: Admir TafiliAlfred QefaliaEdmond CakmashiKristi Pine


Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Foto në brendësi/ Ja si dukej Orinda Huta kur ishte 1 vjeçe

Foto në brendësi/ Ja si dukej Orinda Huta kur ishte 1 vjeçe

Punonte në të zezë/ Trupi i masakruar në Landfilin e Sharrës, në pranga përgjegjësit e impiantit

Punonte në të zezë/ Trupi i masakruar në Landfilin e Sharrës, në pranga përgjegjësit e impiantit

Ami ne versionin seksi, që nuk e keni parë kurrë 

Ami ne versionin seksi, që nuk e keni parë kurrë 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com