TIRANE- Pas afrimit të Vangjel Dules tek e djathta ka sinjale edhe për bashkimin e Bamir Topit në koalicionin e djathtë. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Lulzim Basha duhet ta zgjerojë koalicionin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, Mediu shprehet se rikthimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules në koalicionin e djathtë, është një lëvizje që i shërben unifikimit të së djathtës për të vazhduar më tej drejt garantimit të suksesit elektoral të koalicionit opozitar.
Nëse do të ketë apo jo një ftesë për Frymën e Re Demokratike të Bamir Topi, i cili në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e koalicionit qeveritar, kryerepublikani, Fatmir Mediu, thotë se vendimi për këtë i takon Bashës.