Mario Balotelli ka dashur të përshëndesë Adriano Gallianin pas mbylljes së shitjes dhe ndryshimit të pronësisë së Milanit. Sulmuesi italian ka shkruar në Instagram: “Faleminderit për këto vite të kaluara së bashku. Kam gjetur te ju më shumë një mik se punëdhënës. Të falënderoj, sepse kam pasur mbështetjen tuaj gjithmonë. Urime edhe për të gjitha këto vite me fitore. Adriano, je unik…forca Milan! Edhe nesër, forca Milan!” Kjo fraza e fundit i referohet derbit të sotëm të Madoninës, ndaj ka ngjallur definitivisht reagimet armiqësore të tifozëve zikaltër, që e akuzuan atë me komente se është një tradhtar dhe mosmirënjohës.