Zyrtarët e Ukrainës thanë se ditën e sotme mbi qytetin e Kievit janë hasur disa balona spiune ruse.
Gjashtë balona janë konstatuar duke fluturuar mbi kryeqytet, ndërsa dyshohet se ato ishin të pajisura me reflektorë dhe pajisje zbulimi.
Sakaq, forcat ushtarake ukrainase janë vënë menjëherë në gatishmëri dhe kanë goditur balonat duke i rrëzuar.
Balonat spiune tërhoqën vëmendjen e mediave në ditët e fundit, kur SHBA-ja akuzoi Kinën për drejtimin e një “programi të balonave në lartësi të madhe” për mbledhjen e informacioneve në mënyrë të fshehtë.