Qeveria po përgatitet për një organizim të thellë në sektorin minerar me synim nxitjen e këtij tregu. Kështu deklaroi zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë tryezës së konsultimit me ekspertët më të njohur të kësaj fushe.
“Për shkak të stabilitetit ekonomik e politik kemi arritur të kthejmë vëmendjen e investitorëve te huaj. Çfarë duam të nxisim ne sot? Duam të nxisim tregun e minerareve të reja.”
Për pasojë, ajo bëri të ditur se do të nisë një fazë e re për organizimin e këtij sektori.
“Të futemi në një fazë të re. Riogranizim të thellë e të përgjegjshëm të sektorit minerar, duke parë aktet ligjore e nënligjore. Mundësi më shumë të zhvillimit të këtij sektori. Ky sektor duhet të fillojë të aktivizojë të gjitha njësitë e kërkimeve.”
Numri dy i qeverisë bërë të ditur se në Shqipëri, Bashkimi Europian do të ngrejë qendrën rajonale të minerareve.
“Të fillojë të eksplorojë edhe materiale e tjera nëntokësore. Synimi i gjithë këtij rrjeti, bashkëpunim me rrjete europiane e rajonale, të ketë një produkt kombëtar a rajonal për një vlerë për zhvillimin e rajonit tonë.”
Tryeza e konsultimeve do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, me synimin gjetjen e mundësive me anë të kërkimeve studimore për thithjen e shumë investitorëve të huaj.