Nga ministeriali për Europën Qëndrore dhe Jugore, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka folur për dekarbonizimin dhe sigurinë energjetike.
Sipas saj, përdorimi i energjisë së rinovueshme mbetet politikë nxitëse e Bashkimit Europian, për të cilat u shpreh se do të mbështeten përmes instrumenteve financiarë.
Ministrja Balluku shtoi më tej se në kuadër të nevojës për interkonjeksione, vendi ynë ka nisur punën për ndërlidhjen energjetike me Maqedoninë e Veriut për të vijuar më pas me Italinë.
Ky ministerial që po zhvillohet në Athinë ka bërë bashkë liderë ndërkombëtarë, në të cilin sektori energjetik konsiderohet prioritet sidomos pas ngjarjeve dhe zhvillimeve gjeopolitike në botë.